Ballina / BOTA / Holandë: Sulm në tramvaj, 3 të vrarë e 5 të plagosur. Arrestohet 1 i dyshuar
sulm ne holande

Holandë: Sulm në tramvaj, 3 të vrarë e 5 të plagosur. Arrestohet 1 i dyshuar

Tre të vrarë e pesë të plagosur është epilogu i sulmit të sotëm me armë zjarri në një tramvaj në qytetin Utreht të Holandës. Një person u arrestua lidhur me rastin bëri të ditur policia.

Autoritetet policore njohtojnë se kanë arrestuar Gokmen Tanisin, shtetas turk, 37 vjeçar.

“Sapo jemi informuar se i dyshuari është arrestuar”, tha për gazetarët shefi i policisë holandeze, Rob van Bree.

Nuk është ende e qartë se ku është arrestuar Tanis.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se vendi “është goditur nga një sulm”, të cilin ai e përshkroi si “thellësisht shqetësues”.

Koordinatori për anti-terrorizëm i Holandës, Pieter-Jaap Aalbersberg, tha se “terrorizmi nuk mund të përjashtohet si motiv”.

Por agjencia turke e lajmeve “Anadolu” kishte njoftuar se familjarë të Gokmen Tanis në Turqi kishin thënë se sulmi me armë mund të ketë patur motiv një mosmarrëveshje familjare.

BBC në Turqi, duke cituar banorët lokalë, raportoi se Tanis ka luftuar më herët në republikën ruse të Çeçenisë. Gokmen Tanis në fotografitë e publikuara, është me mjekër, i veshur me një bluzë me kapuç, i ulur në tramvaj.

Autoritetet në Utreht e ulën nivelin e kërcënimit të terrorizmit pas arrestimit të të dyshuarit. Më herët, ai është rritur në shkallën më të lartë: pesë.

@Fluidi

Provo po ashtu

euro2

Mosrespektimi i orarit të punës i humb miliona buxhetit

Ligji i punës, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2010, po shkelet nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.