fbpx

Holanda ratifikon Marrëveshjen për Gjykatën Speciale

Holanda e ka ratifikuar Marrëveshjen për Gjykatën Speciale të Kosovës, me çka u zyrtarizua fakti që Mbretëria e Holandës të jetë vendi nikoqir i këtij institucioni.

Marrëveshja sipas të cilës selia qendrore e “Dhomave të Specializuara të Kosovës” do të vendoset në Holandë pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2017.

Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë mirëpritur ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje.

“Kjo marrëveshje paraqet bazën ligjore që u mundëson Dhomave të Specializuara të Kosovës kryerjen e gjykimeve në Holandë dhe hyn në fuqi më 1 janar 2017. Deri atëherë, Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë të funksionojnë bazuar në dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme me Shtetin Pritës, e cila mundëson zbatimin e mandatit të Zyrës Administrative dhe kryerjen e përgatitjeve në lidhje me procedurat gjyqësore” theksohet në komunikatën e institucionit që në Kosovë njihet më shumë si ‘Gjykata Speciale’.

InfoGlobi ka raportuar se pas miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ky institucion i ri është bërë pjesё e sistemit gjyqёsor tё Kosovёs.

Dhomat  janë formuar nё bazё tё Amendamentit Kushtetues dhe Ligjit tё miratuar nga Kuvendi i Kosovёs pёr gjykimin e pretendimeve të paraqitura nё raportin e Kёshillit tё Evropёs tё vitit 2011, pёr shkelje tё rёnda tё sё drejtёs ndёrkombёtare.

Lexo : Kuvendi votoi Projektligjin për Dhomat e Specializuara

Dhomat janё tё pёrkohshme dhe me mandat e juridiksion tё përcaktuar, konkretisht për krime kundёr njerёzimit, krime lufte dhe krime tё tjera tё përkufizuara nё Ligjin e Kosovёs, tё cilat pretendohet se janё kryer midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000.

Ligji tё cilin e miratoi Kuvendi i Kosovёs, dhe tё cilin mund ta lexoni kёtu, mundёson qё proceset gjyqёsore tё mbahen jashtё Kosovёs.

Dhomat e Specializuara, si ka raportuar infoGlobi edhe mё heret, e kanё selinё nё Hagё, dhe punёsojnё gjykatёs, prokurorё dhe punonjёs ndёrkombёtarë./infoglobi/v.b.

LEXO EDHE:

Kuvendi votoi Projektligjin për Dhomat e Specializuara

Dekreti i Presidentes: Marrëveshja për Gjykatën Speciale në fuqi nga 4 shkurti (Dokument)

Amendamenti 24 në Kushtetuese, ja pse

Delawie: Speciale merret me rastet e vështira për t’u trajtuar (Video)

@InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.