Ballina / KRYESORE / Historia e trishtë e “Vajzës afgane”

Historia e trishtë e “Vajzës afgane”

Vajza e famshme afgane, sytë e gjelbërt të së cilës na shikonin nga kopertinat e revistës prestigjioze National Geographic që nga viti 1985, më në fund u hap dhe filloi të komunikoi me media.

Në intervistën qe Sharbat Gula i ka dhënë transmetuesit britanik BBC, ajo ka shpjeguar se tani jeton në Kabul, me të birin pesë vjeçar dhe tri vajzat e saj .

Si dhjetë vjeçare portreti i saj ishte simbol i refugjatëve që po braktisnin vendlindjen për shkak të luftave që atëbotë kishin pushtuar Afganistanin. Deri në vitin 2002, kur në Pakistan ate e identifikoi autori i fotografisë, Steve McCurry, Sharbat Gula, nuk e kishte idenë sa e popullarizuar ka qenë ajo në botën perëndimore.

Si shumë afganë të tjerë , ajo kishte ikur si refugjate dhe ka qëndruar për plotë 35 vjetë në Pakistan . Si transmeton infoGlobi, qëndrimi i saj në Pakistan nuk ka qenë aspak i lehtë. Ajo ishte burgosur, për shkak të dokumentacionit që shteti i Pakistanit e konsideronte ‘ilegal’.

E sëmurë dhe e brishtë, Shargat Gula tani ka 40 vjet, por sytë e saj, si transmeton infoglobi, nuk e kanë humbur vendosmërinë dhe shkëlqimin që kishte pushtuar miliona lexues të National Geographic, që nga viti 1985.

KurPakistani kishte parlajmëruar se do ti dëbojë refugjatët afganë, Sharbat Gula kishte shitur shtëpinë e saj me idenë që të rikthehet sërisht në Afganistan. Mirëpo, dy ditë pasi kishte shitur shtëpinë, ajo ka përfunduar në burg.

Në Pakistan ajo vuajti dënimin prej 15 ditësh burg për shkak se kishte ‘nxjerr dokumentat’ e shtetases pakistaneze, anipse ishte refugjate e Afganistanit.”E bëra këte sepse ishte e vetmja mundësi që të mund t’i shkolloj fëmijët’, ka deklaruar atëbotë në gjykatë Sharbat. Një javë të dënimit, Sharbat e ka kaluar prapa grilave, kurse javën e dytë në spital ku trajtohej nga hepatiti.

Pakistani e ka kuptuar më vonë dëmtimin e reputacionit të tij si shtet me mbajtjen në burg të ikonë Gula që është rrënjosur thellë në kujtesë e njerëzve qysh në moshën e saj dhjetë vjeçare. Shteti pas dënimit i ofroi mundësinë të qëndrojë në Pakistan, por Sharbat Gula e zemëruar me të gjitha vuajtjet që ia kanë shkaktuar autoritetet pakistaneze, refuzoi të qëndrojë më tutje aty.

Ajo tash jeton në Kabul dhe thotë se në Pakistan do të dëshironte të shkojë vetëm për t’i vizituar varrezat e ish bashkëshortit dhe të bijës së saj të ndjerë, që janë varrosur atje.

Fotografia e famshme e “Vajzës afgane” qe realizuar në vitin 1984 nga Steve McCurry në kampin e refugjatëve në Peshawar, kurse e njejta u botua një vit më vonë në National Geographic.

Sharbat Gula si fëmijë ka jetuar në fshatin Kot , kur forcat sovjetike pushtuan Afganistanin (1979). Lufta ishte shkaku që ajo u detyrua ta braktis vendlindjen. E ëma e saj kishte vdekur kur Gula kishte 8 vjet.

Ajo u martua në moshën 13 vjeçare. Bashkëshorti i saj Rahmat Gul, ka vdekur para pesë vjetësh për shkak të hepatit. Nga hepatiti,  Sharbat ka humbur edhe të bijën 22 vjeçare, e cila ka lënë pas foshnjën dy muajshe.

Në Afganistan, ajo jeton në Kabul dhe është takuar me me dy presidentët e fundit të këtij shteti. Me Presidentin Ashraf Ghani pasi ishte kthyer në vendlindje nga Pakistani, e më vonë edhe me Presidentin, Hamid Karzai. Qeveria i kishte premtuar se do t’i ndërtojë shtëpinë.

“Po shpresoj se do ta mbajnë fjalën, ka deklaruar Gula për BBC”. Në fshatin Kot, ku ka lindur, Sharbat nuk mund të shkoj për shkak se ate e mbajnë militantët e ISIS, dhe nuk do të ndjehej e sigurtë, sidomos si grua e ve. Ajo do të donte të krijojë një qendër [ër ndihmë refugjatëve.

May God fix this country, (Shprezoj që Hyu do të rregulloj vendin), lutet Sharbat Gula.” /infoglobi/v.b.

Sharbat Gula, the green-eyed

Policemen escort Sharbat Gula (C) as she leaves after appearing before a court in Peshawar, Pakistan, November 4, 2016

 

 

 

 

Afghanistan's President Ashraf Ghani speaks to Sharbat Gula after she arrived in Kabul, Afghanistan on November 9, 2016.

 

Provo po ashtu

Mediat serbe pretendojnë se e kanë zbuluar planin amerikan e gjerman për ta fituar njohjen për Kosovën

Donald Trump pretendohet se i ka ofruar miliarda dollarë, aeroplan luftarak e garanci për anëtarësim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.