Historia e trisht e gruas të cilës burri i’a preu hundën (Foto)

Reza Gul nga Afganstani si shumë gra nëpër botë, nuk do e harrojë kurrë ditën e dasmës së saj.

Mirëpo për dallim nga shumica prej grave në këtë botë që ditën e dasmës së tyre e shohin si ditën më të lumtur të jetës, sepse më në fund bashkohen me shpirtin binjak, për Gul ishte pikërisht e kundërta, transmeton Klan Kosova.

Ajo ishte detyruar që të martohet me një burrë totalisht të panjohur për të, pasi familja e kishte shitur për shtatë mijë dollarë. Në atë kohë Gul ishte vetëm 14 vjeçare.

“Isha shumë e frikësuar. Nuk dija asgjë për atë njeri. Unë madje nuk dija asgjë për dashuri”.

Babai i saj kishte menduar se martesa do i’a siguronte të ardhmen dhe paratë e fituara nga shitja e saj do ta ndihmonin familjen e varfër.

Mirëpo, burrit të saj menjëherë filloi ta abuzojë atë.

“Kam qarë tërë natën. Dëshiroja ta vrisja”, tha nëna e saj Zorghana, duke kujtuar ditën kur mësoi se ai e kishte rrahur.

Por Gul do të vuante nga abuzimet e tij edhe për gjashtë vite të tjera.

Rrahje, djegie me hekur të nxehtë – e madje edhe rrahje të vajzës së tyre, Aqila, që tani është 18 muajshe.

Por një ditë jeta e saj u bë kryefjala e medieve ndërkombëtare.

Burri i saj i zemëruar se ajo kishte guxuar që ta sfidonte atë duke dashur të kthehet tek prindërit e saj, e detyroi të hipë mbi një motoçikletë dhe u betua se do i’a priste hundën si dënim.

“I thash atij që më mirë më vrit”, shprehet Gul me sy të përlotur teksa qëndronte e shtrirë në spital.

Burri i saj nuk hezitoi dhe e rrahu deri në gjymtim.

Ai e hodhi hundën e saj në tokë, dhe u përpoq që ta vriste.

Arsyeja e vetme që ajo nuk vdiq është se pistoleta e tij ngeci, kështu duke i dhënë asaj mundësi që të bërtiste për ndihmë.

Ai iku përpara se ta kapnin e ende është në arrati. Sipas Gul, babai i saj është duke i përpjekur me mish e me shpirt që ta gjej atë e ta sjellë përpara drejtësisë.

Barbaria që burri i saj i ka shkaktuar Reza Gul ka tronditur gjithë botën por fatkeqësisht Gul është prapë vetëm dhe frikësohet se burri i saj një ditë do e kryejë punën që e la përgjysmë.

“Talibanët nuk do të më mbrojnë mua.Luftëtarët talibanë e kishin detyruar atë që të mbajë Kur’anin në dorë e të betohet që nuk do të më lëndojë, mirëpo ai prapë e kishte bërë”, u shpreh Gul.

Ajo thotë se nuk dëshiron të ketë më punë me burrin e saj, dhe dëshiron të jetojë pa dhunë.

“Dua të jetojë pjesën time të jetës me një njeri të mirë. Dëshiroj që të kënaqem me jetën time”.

Mirëpo për fat të keq ky nuk është rasti i vetëm kur një grua gjymtohet e madje rrihet për vdekje nga burrat në Afganistan, por Reza Gul është një nga të vetmet që ka guxuar të flas.

Sipas OKB’së, Afganistani është një nga vendet më të këqija për gra.

Dhuna ndaj grave vazhdon të jetë në numër alarmant sikurse shqetësues janë edhe martesat e fëmijëve dhe analfabetizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.