Ballina / RAJONI / Historia e rrëmbimit të kryeministrit belg
mafia

Historia e rrëmbimit të kryeministrit belg

Deklaratat e fundit të ambasadorit të SHBA-së në Tiranë se Shqipërinë e drejtojnë 4 klane kriminale dhe 20 familje mafioze, kanë ndezur debate të shumta.

Të gjithë në fakt pyesin dhe kërkojnë të dinë se kush janë këto 4 klane që drejtojnë vendin. Por askush nuk ka folur me emra për këto klane, apo 20 familjet mafioze. Por në fakt mediat e huaja kanë folur dhe shkruar më shumë për mafian shqiptare dhe zonat e tyre të influencës nëpër botë. SYRI.net ka zbardhur një pjesë të këtyre artikujve .

Mafia shqiptare, aktivitetet dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

Besa është kodi i nderit për mafian shqiptare. Anëtarët e rinj bëjnë një betim në procesin e rekrutimit, i cili konsiderohet i shenjtë. Besa është shumë e rëndësishme në kulturën shqiptare dhe konsiderohet si një kontratë verbale besimi. Sidomos në veri, kur dikush të jep besën, ai të jep jetën dhe është gati të të mbrojë me jetën e tij.

Aktiviteti ndërkombëtar

Agjencitë ndërkombëtare e kanë cilësuar mafian shqiptare si “më të frikshme se kartelet kolumbiane”, duke vënë në dukje se në pesë vitet e fundit 75% e tregut global të drogës është në duart e mafias shqiptare.

“Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA, Shqipëria është shtylla e krimit të organizuar në botë dhe një nga pikat kryesore të trafikut të drogës, armëve, emigrantëve dhe mallrave false. Katër klane kontrollojnë 20 familje që gjithashtu drejtojnë trafikun njerëzor, prostitucionin, shantazhet, grabitjet e makinave dhe pastrimin e para, shkruan Sputnik.

Mafia turke dhe italiane janë partnerët kryesorë të mafias shqiptare në trafikun e drogës. Kjo e fundit, sipas Sputnik, ka lidhje me zyrtarë, policë, dogana, shërbimin sekret e madje edhe me ushtrinë në vendet e tyre.

Kinë

Mafia shqiptare e ka shtrirë aktivitetin deri në Kinë. Autoritetet kineze kanë zbuluar aktivitetin e mafias shqiptare, përfshirë rrjetet e trafikut të drogës e të prostitucionit. Raportet thonë se mafia përfshihet në transport droge në qytete të ndryshme të Kinës. Po ashtu, ata trafikojnë shtetas kinezë në Evropë.

Izrael

Qeveria izraelite ka konfirmuar shqetësimin e saj se mafia shqiptare i ka zgjatur tentakulat në sistemin bankar të vendit. Shërbimi sekret i Izraelit ka bërë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë midis Izraelit e Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave. Manaxheri i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Dr. Rotkopf Guy vë në dukje se “ky është një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin ndërkombëtar midis vendeve tona për të luftuar pastrimin e parave me forcën e ligjit dhe për të thelluar marrëdhëniet e Izraelit me vendet e tjera”.

Australi

Një investigim i gjatë i News Corp Australia ka zbuluar se një grup i mafias shqitare-i drejtuar nga disa prej njerëzve më të kërkuar në Australi-ka infiltruar pothuajse në çdo nivel të shoqërisë australiane dhe sipas Policisë Federale Australiane:

“Krimi i organizuar evropian, kryesisht mafia shqiptare, është tani një nga kërcënimet më të mëdha kriminale për Australinë, kaq i ingranuar, i disiplinuar dhe influencues në komunitetet lokale sa që është bërë një sfidë e vërtetë për ta çarë”.

Një komunikatë e brendshme e policisë për qeverinë federale thoshte se krimi i organizuar shqiptaro-australian ka lidhje direkt me klane dhe kartele të famshëm meksikanë e kolumbianë, si dhe me triadat aziatike, përfshirë grupin ‘14K’ nga Hong Kongu, lordët e krimit afrikano-jugor, grupet italiane e holandeze. Banda motoçiklistësh në Melbourne, Sydney, Queensland, Australinë Jugore e Tasmani shërbejnë për shpërndarjen e drogës dhe imponimin e rrjetit për llogari të shqiptarëve.

Belgjikë

1989, kryeministri belg Paul Vanden Boeynants u rrëmbye gjatë një komploti të organizuar nga Basri Bajrami. Bajrami njihej nga autoritetet si anëtar i mafias shqiptare në atë kohë. Mafia shqiptare ka rrënjë të thella në Belgjikë, çka ishte edhe tema e një programi special kohët e fundit në kanalin e parë të televizionit belg RTBF. Reporterët u përpoqën të investigonin rrënjët e krimit të organizuar shqiptar, por u ankuan se ishte shumë e vështirë të penetroje strukturën dhe organizimin e mafias shqiptare, por pranuan se mafia shqiptare punon sipas modelit të mafias italiane, e cila ka një hierarki të përcaktuar qartë. Mafia shqiptare në Bruksel ka monopolin mbi aktivitetet të tilla si trafiku i armëve dhe drogës, sipas burimeve belge.

Francë

Mafia shqiptare në Francë përshkruhet se ka monopolin mbi shumë transaksione kriminale, përfshirë trafikun e armëve dhe drogës. Mafia shqiptare ka një bazë të fortë në Francë, prej nga vëzhgon transaksione primare në vendet fqinjë nga familje e klane të ndryshëm mafiozë. Media franceze deklaron se “në shumë qytete në Francë ka një rrjet të mafias shqiptare që është e përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe prostitucionit. Është rrjet shumë i organizuar dhe shumë i vështirë për t’i gjetur rrënjët dhe penetruar”.

Check Also

nikola gruevski maqedoni

Gruevski dorëhiqet nga drejtimi i VMRO-së

Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë VMRO DPMNE, e cila ka qeverisur …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *