Jeremy Meeks

Historia e Jeremy Meeks, nga burgu në pasarelat e modës

Dikur i arrestuar e urrejtur, por tani i kërkuar dhe i lakmuar ! Jeremy Meeks është krimineli më i njohur në botë, i cili nga korridoret e burgut përfundoi në pasarelat e modës. 

Ai u bë i famshëm nga një fotografi e publikuar nga policia, e cila arriti të bëhej virale në internet dhe bëri që ai të nënshkruante kontratë si model.

U arrestua për posedim të armëmbajtjes pa leje dhe aktivitet kriminel në rrugë, por tani është në lidhje me Chloe Green, vajzën e miliarderit Philip Green (pronar i kompanisë Topshop). Meeks thuhej se fiton rreth 10 mijë dollarë në muaj.

TMZ tregoi se këto janë paratë e deklaruara, pasi ai në të vërtetë arrin rreth 1 milionë dollarë vetëm prej kontratave me agjensi të njohura. Historia e tij ka pushtuar faqet rozë, sidomos në momentin e tradhtisë së bashkëshortes së tij me një nga vajzat më të pasura në botë, me të cilën vazhdon të jetë në lidhje dashurie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.