Ballina / KRYESORE / Historia e festës së Krishtlindjes
krishtlindje

Historia e festës së Krishtlindjes

Mesi i dimrit ka qenë prej vitesh një kohë për të festuar në të gjithë botën. Shumë shekuj përpara mbërritjes së njeriut me emrin Jezu Krisht, evropianët e hershëm festonin dritën dhe lindjen në ditët më të errëta të dimrit.

Shumica e njerëzve gëzonin gjatë solticit dimëror, pasi mendohet që po linin pas të keqen e dimrit dhe prisnin ditë më të gjata, me më shumë orë në dritën e diellit.

Në Skandinavi, norvegjezët festonin që nga 21 dhjetori, deri në fund të janarit. Duke vlerësuar rikthimin e diellit, etër dhe bij sillnin në shtëpi trungje të mëdhenj, të cilëve më pas u vinin flakën. Njerëzit festonin deri kur trungu digjej plotësisht, gjë që mund të kërkonte deri 12 ditë. Norvegjezët besonin se çdo shkëndijë prej zjarrit përfaqësonte një gic apo viç të ri që do të lindte vitin e ardhshëm.

Festa e Krishtlindjeve është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Ajo festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjesht simbolike dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se tij.

Përgatitjet  për këtë festë nisin javë përpara se vigjilja e 25 dhjetorit të shënojë edhe kulmin e festimeve.

Dhurata, ushqime të shumëllojshme, e gjithë familja e mbledhur rreth tavolinës duke ndarë urime dhe mesazhet për vit më të mbarë e më të mirë. Megjithatë, bota katolike dhe ajo ortodokse duket se kanë disa ndryshime sa i përket riteve fetare. Besimtarët katolikë festojnë vigjiljen e Krishtlindjeve gjatë mbrëmjes së datës 24 dhjetor, ndërsa sa i përket besimtarëve ortodoksë ceremonia zhvillohet gjatë paradites së datës 25 dhjetor.

@Fluidi

Provo po ashtu

Robert Hand, këshilltar politik i Komisionit të Helsinkit

Hand: Çështjet e vështira nuk zgjidhen brenda vitit

Robert Hand, këshilltar politik i Komisionit të Helsinkit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.