Ballina / Shkencë / ‘Hera’: Fluturakja e cila na mbronë nga goditjet e asteroidëve

‘Hera’: Fluturakja e cila na mbronë nga goditjet e asteroidëve

Fluturakja e pavarur e Agjencisë evropiane të kozmosit do t’i interceptojë asteroidët dhe do të mbledhë të dhëna për përbërjen e tyre.

Në rast se Toka do të jetë nën kërcënimin e goditjes së asteroidit, fluturakja autonome “Hera”, të cilën e prodhon Agjencia evropiane e kozmosit – ESA, duhet të jetë aty për ta mbrojtur planetin.

Inxhinierët e ESA-së po e zhvillojnë fluturaken “Hera” dhe planifikojnë misionin e saj të parë në një çift asteroidësh, i cili quhet “Didymos”.

Aktualisht po kërkohet mënyrë se si të bëhet fluturakja e pavarur, ngjashëm me automobilat të cilët drejtohen vetë, transmeton Digital Trends.

“Hera” do të mbledhë informata nga objektet e përreth duke përdorur sensorët, nëpërmjet të të cilëve do të ndërtojë modelin e rrethinës së saj.

Pas kësaj, fluturakja mund të përcaktojë rrugën e sigurt përreth objektit, duke naviguuar e sigurt në lartësi prej 200 metrash mbi sipërfaqen e asteroidit.

Detyra kryesore e fluturakes së re do të ishte interceptimi i asteroidëve dhe tubimi i të dhënave për përbërjen e tyre, strukturës dhe si do të silleshin në rast të “goditjes kinetike”.

Kjo nënkupton goditjen e lehtë të fluturakes në asteroid, me shpresë së forca e goditjes do të riorientonte udhëtimin e asteroidit i cili kërcënin Tokën.

Provo po ashtu

Radio sinjalet “misterioze” që zbulohen në hapësirë

Teleskopi më i madh kinez ka zbuluar më shumë se 100 pulsione radio misterioze që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.