hena

Hëna e re ju sjell suksese në jetë!

Hënat e reja tregojnë se ju duhet të bëni punë të planifikuar që ti arrini qëllimet tuaja.

Kjo është koha e duhur për të bërë plane që në fund ti korrni frytet e juaja.

Kur të vije hëna e plot e ardhshme, ju do të përdorni energjitë e juaja për të korrur atë që keni mbjellë para gjashtë muajve, për të parë sa gjatë mund të shkoni dhe ku keni pasur rënie. Kjo fazë hënore, zhvillohet kur dielli dhe hëna janë e kundërta e shenjës së zodiakut dhe do ju japin mundësi që ti shtyni gjërat përpara duke mos u marrë me njerëz dhe rrethana që nuk ju shërbejnë më. Punoni për dëshirat e juaja, rregullojeni anijen tuaj, rishikoni çka mund të merrni nga e kaluara dhe vendosni në rrugën e tashme të qëllimeve të juaja në hënën e re. Mbani atë që ka funksionuar për ju, largohuni nga ato që nuk kanë funksionuar.

Çka na tregojë Hëna e re në prill?

Hëna e re më 26 prill ishte në shenjën e Demit, që do të thotë se ajo mbante me vete një energji që të gjitha fonde e juaja duhet ti investoni në gjëra të reja. Demi është një shenjë e tërë për vlerat personale, shpirtërore dhe materiale. Ka të ngjarë që në këtë kohë ka ndryshuar diçka në mënyrën se çfarë vlerash keni përcaktuar në atë kohë dhe si e doni të ardhmen tuaj.

Ndoshta, mënyra si keni fituar para nuk ju jepte shumë kënaqësi si ju e mendonit andaj keni dashur të bëni para në një mënyrë që paguhet më shumë jo vetëm financiarisht. Ndoshta, keni dashur që një marrëdhënie biznesi apo personale të paguhet më shumë, por nuk ua ka dhënë stabilitetin e nevojshëm dhe ju keni dashur diçka më stabile. Sido që të jetë, ka një ndryshim të gjërave të vlefshme që kanë ndodhur kurse ju duhet të gjeni mënyrën si ta ndryshoni jetën tuaj në përputhshmëri me sistemin e ri të vlerave që po vinë.

Si do ju ndihmojë Hëna e plot në tetor?

Hëna e plot në tetor është në elementin e Dashit, që është një shenjë dëshiron të fitojë gjithçka. Dashi është një shenjë që shkon pas asaj që e do. Dashi është i fuqishëm, gjaknxehtë, i padurueshëm, pak a shumë aksidental (pasi që është shumë xheloz). Më hënën e plotë të Dashit, ne ndihemi të gjithë mirë dhe jemi gati të ecim përpara për të arritur qëllimet që kemi, pasi që kemi shumë energji.

Megjithatë, Dashi është shenja që nuk i pëlqen rishikimet apo thjesht nuk janë ata që do të bëjnë ndonjë gjë të madhe, kështu që nëse shenjat e tjera dëshirojnë ndryshime taktike ju duhet ta bëni këtë, mund të shkaktojë pak barriera gjatë rrugës, por do ja dilni. Edhe konfliktet e brendshme mund ti kaloni mirë, dhe nëse keni, ju inkurajojmë që të shkoni dhe të zgjidhni mënyrën më të guximshme të mundshme duke mbajtur në mend se ndonjëherë guximi është mënyra që ju të ecni përpara.

Nëse nuk e keni bërë deri me tani, atëherë inkurajohet që të lexoni vazhdimisht artikujt për hënën, ku ju lehtë me hënë mund ti ndiqni qëllimet e juaja specifike për të arritur atë që dëshironi, pasi që hëna ka ndikim në jetën e njeriut. Këshillat jo vetëm që do ju ndihmojnë në arritjen e synimeve të juaja, por do të shërben si një terapi interesante për trurin tuaj po ashtu.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.