Ballina / Shëndet & Fitnes / Helmimet me ushqim

Helmimet me ushqim

Shkruan: Dr. Murat Mehmeti, Infektolog

Helmimi me ushqim  definohet si një sëmundje e shkaktuar nga konsumimi i ushqimit apo ujit të kontaminuar më parë me bakterie dhe/ose toksinat (helmet e tyre) ,apo me parazite, virus apo kemikalie të ndryshme. Ushqimet më të shpeshta nga të cilat ndodhin këto helmime janë:perimet e gjelbërta gjethore,produktet e shpezëve si mishi,vezët etj,pastaj produktet e qumështit etj. Shkaktarët më të shpeshtë të helmimit me ushqim janë noroviruset, esheria koli salmonela,klostridium perfringens, kampilobakter dhe stafilokokus aureus.

SHENJAT DHE SIMPTOMET

Simptomat kryesore të helmimit me ushqim varësisht nga shkaktarët janë:

  1. Dhimbja abdominale (e barkut) – dhimbje të muskujve abdominal e që sugjerojnë humbjen e elektroliteve (natriumit ,kalciumit ,kaliumit etj.)
  2. Vjellja e që është karakteristike si simptomë tek helmimet me bakteriet si : Stafilokokus aureus, bacilus cereus apo nga noroviruset.
  3. Diarea -heqjet e shpeshta të barkut të cilat zakonisht zgjasin më pak se dy javë.
  4. Kokëdhimbja
  5. Temperatura
  6. Ndërrimet në pamjen e fecesit- fecesi mund të jetë me gjak apo me mukus (jargë) në qoftë se kemi të bëjmë me invazion të mukozës së zorrëve të holla apo zorrës së trashë.
  7. Artriti reaktiv -(pezmatim i nyejve e që është karakteristike për shkaktarët siç janë salmonela,shigela, kampilobakter dhe infeksioni me jersinia).

Nganjëherë helmimet me ushqim mund të jenë mjaft serioze duke rezultuar me çrregullime serioze neurologjike, hepatike (të mëlçisë)  dhe renale apo veshkore.

 DIAGNOZA

Vlerësimi i pacientëve të cilët dyshohet se janë të helmuar me ushqim nga ana e mjekut duhet  fokusuar ne radhë të parë në shkallën e dehidrimit (humbjes së lëngjeve  si dhe vetë peshës se sëmundjes).

Gjatë vlerësimit të pacientit duhet pasur parasysh shkallën e humbjes së lëngjeve (dehidrimin):

  1. Dehidrim i lehtë – gjuha e thatë ,djersitje e zvogëluar dhe zvogëlim i sasisë së urinës.
  2. Humbje më e rëndë e lëngjeve- tahikardi (rrahje e shpejtë e zemrës), hipotension (rënie e shtypjes së gjakut).

 

TESTET E GJAKUT

Janë disa teste laboratorike rutinore të gjakut në bazë të të cilave orientohemi për shkallën e humbjes së lëngjeve si: Pasqyra e gjakut me formulën leukocitare ,vlerat e elektroliteve ne gjak siç janë : Natriumi ,kalciumi ,kaliumi etj si dhe përcaktimi i vlerave të uresë dhe kreatininës në gjak.

Testet tjera të rëndësishme laboratorike dhe mikrobiologjike me qëllim të definimit të helmimit me ushqim janë edhe:

  1. Testimi i fecesit për gjetjen e leukociteve në të (rruazave te bardha të gjakut),
  2. Ekzaminimi mikroskopik i fecesit si dhe kultura bakteriale e fecesit me qëllim të gjetjes se shkaktarëve siç janë: Salmonela, shigela, kampilobakter etj.

TRAJTIMI

Shumica e rasteve të helmimit me ushqim janë të lehta dhe kanë përmirësim pa ndonjë tretman specifik  Megjithatë disa pacientë mund të zhvillojnë sëmundje të rëndë dhe duhet hospitalizuar me qëllim të kompensimit të shpejtë të lëngjeve të humbura si dhe trajtimi me antibiotik.

Qëllimi kryesor i trajtimit të këtyre pacientëve është rehidrimi adekuat si dhe kompensimi i elektroliteve të humbur e që arrihet qoftë me rehidrim oral-ORS (Oral rehidral solution) si dhe me anë të infuzioneve intravenoze.

Pacientët të cilët janë të helmuar me ushqim duhet shmangur qumështit dhe produkteve te qumështit si dhe te gjitha ushqimeve të tjera të cilat përmbajnë laktozë për shkak të mos tolerancës së zorrëve tanimë të pezmatuara ndaj këtyre ushqimeve.

Barërat te cilat nevojiten për trajtimin e pacientëve të helmuar me ushqim janë:

  1. Në disa raste barnat antidiareale siç janë: Loperamidi, hidroksid alominiumi etj.
  2. Antibiotikët (ciprofloksacina, bactrimi etj).

PREVENCA

Mënyra më e mirë për të prevenuar (ndaluar) helmimin me ushqim nga shkaktarë të ndryshëm infekcioz janë:

  1. Mbajtja strikte e higjienës personale (duarve),
  2. Zierja e ushqimeve në mënyre adekuate ,
  3. Ruajtja e ushqimeve në frigorifer ,
  4. Pastrimi i frutave si dhe perimeve para ngrënies.

Shkruan: Dr. Murat Mehmeti, Infektolog
Spitali Amerikan
Rr. “Shkupi”, nr. 25, pranë QKUK-së
038 221 661 / 038 400 661
049 513 513
info@spitaliamerikan.com
www.spitaliamerikan.com

Artikulli është i sponsoruar

Check Also

ciftet

Ja sa duhet të jetë diferenca në moshë mes çiftit që lidhja të zgjatë përgjithmonë

Thonë se dashuria s’ka çmim, por a mund të ketë dashuria një diferencë ideale të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *