Ballina / KOSOVA / Heldt paralajmëron shpejt arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare
forumi 2015

Heldt paralajmëron shpejt arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare

Marrëveshja ligjërisht e obligueshme Kosovë-Serbi mund të bëhet shumë shpejt.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, të mbajtur sot në vazhdën e ciklit të Forumit 2015 me titull “Negociatat Kosovë-Serbi: Një qasje racionale?”, ku u theksua se edhe pala kosovare por edhe ajo serbe duhet të identifikojnë interesat strategjike në mënyrë që të zgjidhin konfliktin mes vete.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, vlerëson se dialogu Kosovë-Serbi ishte diskret, megjithatë paralajmëron shpejt arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Ai ka avokuar për qasje pozitive për të dyja palët në mënyrë që të zgjidhen pengesat që aktualisht janë.

Ndonëse thotë se kupton se nuk mund  të ecet përpara kur dihet se ka diçka për tu sqaruar, Heldt thekson se ka ardhur koha që përfundimisht të bëhet diçka për qytetarët e të dyja vendeve, pasi sipas tij, këta të fundit duan të shohin se jeta e tyre po përparon.

“Ne nuk e dimë përmbajtjen e bisedave. Shumë gjëra tashmë janë diskutuar për substancën e kapitujve të mëdhenj, siç janë ekonomia dhe shumë prej vendeve, ose gjërave që i përmendi Veton Surroi. Nuk e di, ky është një proces që është trajtuar në mënyrë shumë diskrete deri më tani. Unë thjesht nuk mund të them nëse është diskutuar mjaftueshëm substanca apo përmbajtja që është ligjërisht e obligueshme. Mirëpo mbani mend se marrëveshja gjithëpërfshirësve ligjërisht e obligueshme mund të bëhet shumë shpejt, mirëpo kjo varet një pjesë të madhe nga ajo që është diskutuar deri më tani”, tha ai.

Tutje, ambasadori gjerman ka ftuar për vëmendje dhe kujdes në shtrimin e kërkesave të palës kosovare dhe asaj serbe, pasi siç tha ai, kjo është përgjegjësi që u takon atyre, pasi në këtë proces ndërkombëtarët më shumë kanë rolin e moderatorit.

“Duhet të kemi njëfarë pronësie nga komunitetet që jetojnë në këtë vend, pronësi nga ky vend dhe po ashtu ehe njëfarë vetësigurie për të hyrë në biseda bilaterale rreth pasqyrës së përgjithshme. Sa më përket mua, mendoj se kjo mund të bëhet vetëm kur e dini saktësisht se cilat janë interesat tuaja strategjike dhe pastaj mund të diskutoni se ku mund t’i vendosni… Ky është një proces ku mund të ekzistojë një moderator, por përgjegjësia bie mbi supet e të dyja palëve të përfshira në radhë të parë sepse ka kufij deri ku  mund të përfshihet pala ndërkombëtare në këtë proces”, tha Heldt.

@Fluidi

Provo po ashtu

ilir deda

Deda paralajmëron largimin nga politika

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka paralajmëruar largim nga politika. Ka thënë se është duke …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.