Heldt: Lexojeni, stastistikat flasin

UNDP, program i Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar vendet e varfra dhe vendet në zhvillim, ka realizuar një sondazh për politikanët kosovarë.

Në raport prin kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ku niveli i kënqashmërisë së qytetarëve me punën e saj është 72.4%, pasuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti me 65.4%.

Ndërsa, kënaqshmëria me Presidentin ka rënë me 2.5 pikë përqindje (18.7%) nga nëntori 2019 (21.2%).

Sipas këtij raporti, intervistat janë zhvilluar përmes telefonitme 1306 qytetarë të Kosovës.

Në raport, paraqitet gjendja e kënaqshmërisë e të gjitha institucionet të vendit si dhe të liderëve politikë për punën që e kanë kryer dhe janë duke e kryer.

Këtë raport e ka publikuar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka thënë se “duhet të lexohet patjetër, sidomos në situatën aktuale”.

Ambasadori Held i referohet të dhënave për shtimin e besueshmërisë së qytetarëve në performancën e institucioneve të Kosovë në luftën kundër korrupsionit dhe rekrutimit në sektorin publik mbështetur në meritokraci./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.