Lutfi Haziri

Haziri sheh nga afër procesin e mësimit online të Gjilanit

Gjilan 28 mars 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka parë sot nga afër procesin e mësimit online, që kjo komunë e ka nisur më 16 mars.

“E falënderoj DKA’në, drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit, që gjatë kohës së pandemisë Covid-19, kanë aplikuar prej 16 marsit programin online, që i bie 3 ditë pas shpalljes së gjendjes emergjente. I lus prindërit që ta shfrytëzojnë këtë kohë që fëmijët e tyre të kalojnë në lidhje me mësusesit e tyre, me shkollën dhe librat e tyre, për të mos e trajtuar si kohë të humbur izolimin për shkak të pandemisë”, ka thënë Haziri.
Ndërkaq, drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka njoftuar se në fazën e parë janë përfshirë 17 shkolla, ndërkaq tani janë të përfshira te gjitha shkollat e Gjilanit dhe ato të komunitetit serb.

“Kjo është një formë që bashkë me kryetarin e Haziri e kemi gjetur për t’i ofruar nxënësit me mësimdhënësit. Bashkë me zyrtarët e IT-së dhe DKA-së, e realizuam këtë platformë më 16 mars, duke qenë komuna e parë në nivel vendi. Është shumë e rëndësishme që është realizuar trekëndëshi i dijes mësimdhënës-nxënës-prindër”, ka deklaruar Gagica.

Deri tani, janë realizuar mbi 8 mijë aktivitete mësimore të natyrës online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.