Ballina / KOSOVA / Haziri: Mos amnistoni urdhërdhënësit e vrasjeve

Haziri: Mos amnistoni urdhërdhënësit e vrasjeve

Edhe nënkryetari i LDK -së Lutfi Haziri, u prononcua për rrëfimin e Shkumbin Mehmetit, i cili akuzon vëllëzërit Kelmendi për disa vrasje të pasluftës në rrafshin e Dukagjinit, por që këta të fundit e mohojnë kategorikisht.

Haziri beson drejtësia për ndriçimin e vrasjeve të pasluftës në Kosovëështë drejtësi e vonuar. Ai fton organet e rendit të merren me rastin duke kërkuar që të mos amnistohen urdhërdhënësit e vrasjeve.

“Urdhërdhënësit nuk duhet të amnistohen sepse tendenca edhe në emisionin e mbrëmshëm edhe në emisione tjera edhe në këto zhvillime politike po shohim që ka një lloj amnistie dhe për adresa të reja” është shprehur i pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Duke iu referuar mediumit ku u transmetuar rrëfimi i Shkumbin Mehmetit, Haziri thekson se “i njëjti televizion para dy vitesh ka proklamu se vrasësi i Xhemajl Mustafës është në Kuvend ndërsa dëshmitari mbrëmë dolie tha se grupi kriminal i pa autorizum dhe pa adresë e merr autorësinë e vrasjes së një njeriu që është përtej një partie politike”.

Haziri ka qenë dhe mbetet një ndër zërat më të artikuluar në radhët e LDK-së me kërkesën për ndriçimin e vrasjeve të pasluftës. Dihet se pas luftës janë vrarë në rrethana ende të pasqaruara një numër jo i vogël i aktivistëve të LDK-së por edhe i zyrtarëve shtetërorë siç është rasti me policen e ndjerë të Sebahate Tolaj, apo i dy policëve të UNMIK-ut, për të cilët, tani dëshmitari Mehmeti, vazhdon të vuaj dënimin me burg të shqiptuar në kohëzgjatje prej 30 vitesh.

Mehmeti ka deklaruar se i ka takuar grupit prej afro 13 personash që kanë kryer vrasje individështë të ndryshëm në Kosovë. Se çka deklaroi ai konkretisht dhe cilat ishin deklaratat e reagimet që pasuan ndaj rrëfimit të tij, ku ai ngrit akuza jashtëzakonisht serioze lexo më poshtë:

Vrasjet e pasluftës: Ja çfarë thotë për to Shkumbin Mehmeti

Familjet e te vrarëve komentojnë deklaratat e Shkumbin Mehmetit

Deklaratat e Shkumbin Mehmetit, reagojnë Ibrahim e Qerim Kelmendi

@InfoGlobi

@Fluidi

Provo po ashtu

shendetesia_QKUK_infoglobi

Regjistrohen 300 raste të të infektuarve me zgjebë apo zhugë

Mbi 300 persona të infektuar me sëmundjen e zgjebes, apo siç njihet në popull “zhuga”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.