albulena haxhiu

Haxhiu: Hashim jep dorëheqje! Gjykata nuk mund të shfuqizohet.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, i ka kërkuar presidentit të vendit, Hashim Thaçi që të japë dorëheqje. Ajo ka theksuar se Thaçi duke tentuar që ta shfuqizojë gjykatën Speciale, ai po tenton ta shpëtojë veten.

“Më kujtohet kur në muajin korrik të vitit 2015, pati dështuar votimi për Gjykatën Speciale por menjëherë pas një muaji gjegjësisht me 3 gusht të po atij viti, Kuvendi ka miratuar amendamentin për Gjykaten Speciale, pavarësisht kundërshtimeve tona.

Sot po vërtetohet që mosvotimi i amendamentit në korrik, ka pasur për qëllim rritjen e pazarit për Thaçin.”, shkruan ajo në Facebook.

Haxhiu thotë se nga ajo që po duket, Thaçi në atë kohë ka marrë garancë që nuk do të jetë njëri ndër të akuzuarit.

“ Dhe duke e njohur që ai është në gjendje t’i jap shokët e luftës dhe ta kriminalizoj luftën për interesat e tij personale, edhe ka shtyer deputetët e partisë së tij të votojnë Gjykaten speciale.

Me gjasë tash së voni ka mundur të kuptoj që edhe ai do të jetë në mesin e të akuzuarve dhe është në gjendje të bëj gjithçka natën e fshehtazi, vetëm për interesat e tij puro personale. Njëri më dinak, më tinzar e më të paskrupullt, zor se mund të gjesh”, ka shtuar ajo.

Ajo thekson se zyrtarë të lartë shtetërorë si Thaçi e Veseli dhe të tjerë, duhet të japin llogari jo për kohën e luftës, por për krimet në paqe ndaj Kosovës.

“Le të mos tentojnë të na gënjejnë që me ligj mund të shfuqizohet Gjykata Speciale, sepse PDK, LDK dhe Lista serbe, e kanë futur në Kushtetutë!

Kjo tendenca e mbrëmshme, është një përpjekje e Thaçit që të marr sërish garancë për veten.

Ne na duhet të ndalojmë tendencat e kriminalizimit të luftës së drejtë të UÇK’së ajo s’bëhet me këto përpjekje para së cilave fshihet Thaçi!

Hashim jep dorëheqje”, ka përfunduara jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.