Ballina / KOSOVA / Haxhiu: Deputetët të heqin dorë nga mëditjet
teuta haxhiu

Haxhiu: Deputetët të heqin dorë nga mëditjet

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka propozuar që të gjithë deputetët të mbajnë vetëm postin e deputetit dhe të heqin dorë nga ushtrimi i ndonjë profesioni tjetër.

Gjithashtu, ajo ka propozuar edhe krijimin e një fondi me mëditjet e deputetëve, që nënkupton heqje dorë nga mëditjet dhe të njëjtat para të shërbejnë për të ndihmuar të rinjtë e Kosovës.

Në debatin për migrimin e të rinjve kosovarë, deputetja Teuta Haxhiu tha se duhet të hidhet një hap tutje për të ndryshuar gjendjen aktuale.

“Propozoj që të gjithë deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës gjatë mandatit të deputetit në këtë legjislaturë, të heqim dorë nga ushtrimi i profesionit tjetër, përpos të deputetit, në mënyrë që të u japim mundësi të rinjve dhe të rejave të diplomuar, që janë të shumtë në Kosovë, dhe nuk po kanë mundësi të punësohen…. Propozoj që nga sot, të gjitha grupet parlamentare ta kenë nga një përfaqësues në një grup që kisha dashtë me quajt një komision të ngritur, në mënyrën që deputetët vullnetarisht të heqin dorë nga mëditjet dhe ato mëditje t’i qojmë një buxhet të Kuvendit të Kosovës, i cili do të shkonte qoftë për favorizimin e bizneseve të cilët do të punësonin të rijnë, apo vet Kuvendi të hartojë politika se ku do ta dërgonte këtë buxhet”, tha ajo.

Ajo tha se dokumentet që po nxjerrën në Kuvend nuk po zbatohen, andaj sipas saj Kuvendi duhet të ndërmarrë hapa të shpejtë në këtë drejtim.

Provo po ashtu

ptk

PTK: Asgjë tjetër përveç rrugëve ligjore

Telekomi i Kosovës po përballet me rrezikun e falimentimit, pasiqë kompania Z-Mobile ka nisur procedurat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.