Ballina / Shkencë / Hawkings vjen me paralajmërim të frikshëm: Toka, si Afërdita
In Fabric

Hawkings vjen me paralajmërim të frikshëm: Toka, si Afërdita

Temperatura 250 gradë dhe shi acid. Jemi shumë pranë pikës kur ngrohja globale do të bëhet e pakthyeshme.

Zgjedhja e Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja e klimës mund ta çojë Tokën drejt shndërrimit në një planet të ngjashëm me Afërditën.

Paralajmërimi i tmerrshëm vjen nga fizikanti e kozmologu i famshëm, Stephen Hawking, i cili profetizon një skenar apokaliptik.

“Ndryshimi i klimës është një prej rreziqeve më të mëdha me të cilat përballet njerëzimi”, rrëfen për BBC-në, njeriu që arriti të shpjegojë enigmat e vrimave të zeza. “Nëse duam ta frenojmë, duhet ta bëjmë tani”.

Afërdita është planeti më i nxehtë i sistemit tonë diellor dhe të tillë, atë e ka bërë një efekt serë, ku retë e padepërtueshme të përbëra nga acidi klorhidrik kthehen në një kurth gjigant, duke bllokuar çlirimin e rrezatimit termik të lëshuar nga sipërfaqja, gjë që e kthen ambientin atje në një ferr të vërtetë.

Termometri mund të shënojë deri në 450 gradë, ndërsa presioni është gati 100 herë më i lartë sesa në Tokë. Në shumë aspekte, megjithatë, Afërditën e konsiderojnë si “binjaken” e planetit tonë për nga ngjashmëria e origjinës, por të degraduar deri në këtë pikë prej emetimeve të gazit karbonik.

Trump, i cili e konsideron ngrohjen globale një mashtrim, njoftoi në fillim të qershorit tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja globale e klimës, e arritur në Paris dy vite më parë, me argumentin se kjo lëvizje synonte mbrojtjen e qytetarëve amerikanë. Shtetet e Bashkuara janë ndotësit e dytë më të mëdhenj të ambientit në botë, pas Kinës që renditet e para.

Check Also

alien në gjithësi

Shkencëtarët do t’iu dërgojnë mesazh alienëve

Me shpresë se do të komunikojnë me ndonjë alien në gjithësi, shkencëtarët do të dërgojnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *