Ballina / Shkencë / Hawking: Po shterrojnë burimet natyrore, njerëzimi në rrezik
Hawking

Hawking: Po shterrojnë burimet natyrore, njerëzimi në rrezik

Stephen Hawking është një nga astrofizikantët më të njohur e në të njëjtën kohë edhe më pesimisti për të ardhmen e njerëzimit.

Ai nuk ngurron që të ripërsërisë sa herë që i jepet mundësia apelin drejtuar të gjithëve; duhet të largohemi nga Toka.

Thirrja e fundit mbërriti nga Norvegjia, i ftuar në një festival shkencor dhe muzikor, që synonte të ndihmonte të rinjtë të kuptonin shkencën komplekse. “Ka kaq shumë faktorë që kërcënojnë Tokën sot, sa për mua është shumë e vështirë që të jem optimist për të ardhmen”, thotë ai.

Sipas shkencëtarit britanik është vetë njeriu që po e rezikon racën njerëzore.

“Ne jemi në shterim të burimeve natyrore që ofron Toka” ka thënë Hawking.

Po përshpejtojmë ngrohjen globale, po shkrihen akujt, po shpyllëzojmë planetin dhe po zhdukim kafshët”, thotë Hawking.

Sipas tij, në rastin më të mirë njerëzimit i kanë mbetur disa shekuj për t’u arratisur prej këtu dhe në rastin më të keq, disa dekada.

Check Also

puma-kafshe

Washington: Pumat deklarohen te zhdukura

Pumat lindore që dikur shfaqeshin në Amerikën e Veriut nga Michigani në Karolinën e Jugut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *