Ballina / KOSOVA / Haskuka shpjegon pse nuk do ta nënshkruaj kontratën për teleferik
Mytaher Haskuka
Mytaher Haskuka, Kryetari i Prizrenit

Haskuka shpjegon pse nuk do ta nënshkruaj kontratën për teleferik

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se projekti për një teleferik në Kalanë e Prizrenit do të ndalohet, pasi që, në bazë të projektit, “aty është dizajnuar që në Kala të ndërtohet një restorant diku 400 metra katrorë”.

Sipas tij, me gjasë e tërë puna e teleferikut po bëhet për shkak të këtij restoranti prej rreth 400 metrash katrorë.

“Unë nuk do ta nënshkruaj projektin e teleferikut për Kala në vlerë 3.5 milionë euro. Leje për teleferik është dhënë nga Urbanizmi pa dhënë leje Qendra për Trashëgimi Kulturore, pa marrë leje nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore. OSHP-ja po kërkon nga unë të nënshkruaj kontratën, unë ju thash nuk nënshkruaj kontratë e cila ka problem me lejen”, deklaroi i pari i Prizrenit në “Puls” të KTV-së.

Duke folur për zonën e mbrojtur, Haskuka tha se “nga 300 shtëpi sa ishin, rreth 200 janë rrëzuar dhe kanë mbetur 100 në Zonë Mbrojtëse dhe jemi duke punuar ngushtë me prokurorin që të mbrohen shtëpitë e mbetura”.

@Fluidi

Provo po ashtu

theresa may

May: BE duhet të respektojë Britaninë në negociatat për Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë Mbretërinë e Bashkuar …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.