Ballina / Biznes / Karrierë / Haskuka: Prizreni ka dënime rreth 50 milionë euro, aq se ka as buxhetin
Mytaher Haskuka
Mytaher Haskuka, Kryetari i Prizrenit

Haskuka: Prizreni ka dënime rreth 50 milionë euro, aq se ka as buxhetin

I pari i Komunës së Prizrenit, nuk ka pritur se gjendja në institucionin që ai tani e drejton është kaq e keqe. Ajo me çka po ballafqohet ai, janë obligimet që Komuna u ka të tjerëve për shkeljet e kontratave që ka bërë dhe për pasojat e keqqeverisjes shumëvjeçare.

Dy zarfet e para që mori si kryetar i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, ishin zarfe ku nga Komuna kërkohej të paguah dënimet e gjobat për shkeljet që i kishte bërë paraardhësi i tij në të kaluarën.

“Zarfi i parë që kam marr ishte padia ndaj Kryetarit të komunës, për një rast ku komuna nuk ka respektuar kontratën. Ndërkaq zarfi i dytë ishte njohtimi i përmbaruesit pë obligimin që komuna ka për t’i paguar 60 mijë euro”

Buxheti i komunës së Prizrenit për vitin 2018 është 44 milionë euro, mirëpo ky buxhet është i vogël kur dihet se një pjesë jo e vogël e tij duhet të shkojë në obligimet që dalin nga shqiptimi i dënimeve ndaj Komunër për keqmenaxhimin që ajo e kishte bërë përgjatë 10 viteve.

“Në takim me përfaqësuesen e vetme ligjore e cila është duke mbrojtur interesin e publik të komunës në gjykatat e Kosovës, u informova që sot janë rreth 4000 padi nga qytetarë, kompani të ndryshme private apo agjenci. Kjo do të thotë që në 16 vitet e fundit çdo ditë pune është ngritur nga një padi nëpër gjykata kundër Komunës së Prizrenit.” mëson infoGlobi nga i pari i Komunës së Prizrenit.

Sipas Haskukës “kjo do të thotë që në 16 vitet e fundit çdo ditë pune është ngritur nga një padi nëpër gjykata kundër Komunës së Prizrenit”.

Një analizë e shpejtë e këtyre padive tregon që vlera e tyre mund të shkojë mbi 50 milionë Euro, këto eventualisht do të paguhen prej buxhetit të Komunës së Prizrenit dhe kjo shumë është më e lartë sesa buxheti vjetor i Komunës së Prizrenit. Përkthyer në vepra, zyrtarët e qeverisë së kaluar, në 16 vite të fundit, me kontrata të dëmshme, mospunë dhe me shkelje ligjore çdo ditë pune kanë dëmtuar Komunën me rreth 12.000 Euro, ka deklaruar për infoGlobin Haskuka.

Situata është aq alarmante sa që Haskuka është detyruar të angazhojë juristë shtesë për të përfaqësuar komunën në seancat e përditshme gjygjësore.

Komunën gjatë mandatit të shkuar e ka drejtuar Ramadan Muja i PDK-së. /infoglobi

@InfoGlobi

@Fluidi

Provo po ashtu

trump per the sun

Donald Trump tronditi Britaninë e Madhe, akuzon Evropianët

Presidenti amerikan i cili po qëndron në Londër ka tronditur këtë vend me deklaratat kundër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.