Ballina / KOSOVA / Haskuka: Identifikuam 200 zjarrëvënie
Mytaher Haskuka
Mytaher Haskuka, Kryetari i Prizrenit

Haskuka: Identifikuam 200 zjarrëvënie

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Prizrenit ka mbajtur të enjten mbledhjen e saj të radhës. Përveç anëtarëve të rregullt të këtij Këshilli, në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa.

Mbledhja filloi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, i cili më pas ia kaloi fjalën ministrit të ministrit Mustafa, për të folur rreth sigurisë së përgjithshme, ngritjes së sigurisë në shkolla dhe sigurisë në komunikacionin rrugor.

Të gjithë me radhë raportuan edhe përfaqësuesit nga divizionet e ndryshme të Komunës së Prizrenit dhe Policisë së kësaj komune.

Mbledhja vazhdoi me debat të hapur ku anëtarët e Këshillit patën rastin të parashtrojnë pyetjet e tyre. Ndër temat që u diskutuan ishin: shenjëzimi rrugor, ndriçimi publik, rastet e vjedhjeve të shtëpive, qentë endacakë, numri i pamjaftueshëm i zjarrfikësve, kamerat e sigurisë, zjarrvëniet nëpër pyje, lypsarët etj.

Gjatë debatit fjalën e mori edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i cili dha informacione në lidhje me angazhimet e Komunës për t’i evituar shumicën e këtyre problemeve.

Kryetari Haskuka tha se Komuna vitin e kaluar ka shtuar ndriçim publik në rrugë deri në 15 km gjatësi dhe do të vazhdojë edhe sivjet që të bëjë ndriçimin e rrugëve, qoftë me shtimin e shtyllave të reja të ndriçimit publik apo riparimit të atyre ekzistuese.

Sa i përket zjarrvënieve nëpër pyje, kryetari Haskuka tha se në Prizren janë identifikuar rreth 200 raste të zjarrvënieve dhe fatmirësisht për shkak të temperaturave jo shumë të larta ato nuk janë përhapur në sipërfaqe më të mëdha.

Kurse për pyetjen për qentë endacakë, kryetari edhe njëherë bëri të ditur se trajtimi i tyre vazhdon të bëhet në bashkëpunim me Agjencinë e Veterinarisë dhe Ushqimit, derisa procesi i ndërtimit të Qendrës për Trajtimin e Qenve ka ngecur paksa për shkak të çështjeve pronësore me Agjencinë e Pyjeve.

Gjithashtu në lidhje me trajtimin e qenve endacakë, theksoi se Komuna ka bashkëpunim me organizata të ndryshme joqeveritare që merren me mbrojtjen e kafshëve.

Provo po ashtu

MPJ dënon fuqishëm sulmin ndaj autobusit që udhëtonte nga Kosova përmes Serbisë

Një autobus me udhëtarë kosovarë është sulmuar mbrëmë në Krushevc të Serbisë. E ministria e jashtme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.