fbpx

Hashim Thaçi mban anën e Gruevskit

Ministria e Jashtme e Kosovës dhe kreu i saj, Hashim Thaçi, në ngjarjet e sotme në Kumanovë, më parë se tendencë të kryeministri Gruevski që ta shfokusojë vëmendjen nga kriza politike, sheh “individë e grupe me qëllime destabilizuese”.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka lëshuar një deklaratë për media, duke thënë se “po përcjell me shqetësim të thellë lajmet në Maqedoni për incidentet e dhunshme në disa lokalitete, me viktima te raportuara”.

“Republika e Kosovës dënon ashpër cenimin e rendit dhe sigurisë nga çfarëdo individi apo grupi, me qëllime destabilizuese në Maqedoni. MPJ njëkohësisht apelon te të gjitha palët që të përmbahen nga dhuna dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut politik, në kuadër të institucioneve të vendit dhe Marrëveshjes së Ohrit, që garanton integritetin e Maqedonisë dhe përmbushjen e të drejtave të komuniteteve”, thuhet në reagimin e MPJ-së.-InfoGlobi