Ballina / SPORT / Hasani: Nga vizita e AL Sabah në Kosovë përfituam të gjithë
Hasani_AL SABAH

Hasani: Nga vizita e AL Sabah në Kosovë përfituam të gjithë

Presidenti i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Sheikh Ahmad Al Fahad Al Sabah, para së të largohej nga Kosova, i’u është drejtuar gazetarëve në një konferencë të mbajtur në një ndër hotelet e Prishtinës.

Njeriu i dytë për nga rëndësia në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, për tri ditë rresht ka vizituar vendin tonë, ku ai kishte takim të shumta nga krerët e shtetit e deri tek njerëzit e sportit.

Al Sabah tha se është i lumtur dhe krenar që ka vizituar vendin tonë. Ai e vlerësoi lartë vizitën në Kosovë, sepse sipas tij, u zhvilluan disa takime shumë të rëndësishme. Al Sabah tha se nga te gjitha takimet e zhvilluara, ka marr premtime se sporti i Kosovës do të jetë një nga modelet më të mira në botë.

“Shumë i lumtur dhe krenar që pata mundësi ta vizitojë Kosovën. Unë kisha një vizitë shumë të shkurtër, por më takime dhe vizita shumë të rëndësishme. Gjatë kësaj kohë kisha takime me krerët më të lartë shtetëror, duke filluar nga ministri, kryeparlamentari e kryeministri, ku folëm detajisht për sportin në Kosovë, për infrastrukturën sportive, për bashkëpunimin me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, veçenarisht kur tani Kosova ka bërë tre vjet që është anëtare e Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe në organizata të ndryshme sportive përfshirë ANOC e Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Unë isha shumë i kënaqur, sepse të gjithë me garantuan se sporti në Kosovë do të jetë një nga modelet më të mira në botë, dhe tani veç besuam më presidentin olimpik të Kosovës, Hasanin për organizatat tjera sportive siç janë VAS dhe KAS, dhe kjo do të na ndihmojë në krijimin përfundimtar në ngritjen e gjitha strukturave në përfundimtare për sportin e Kosovës. Poashtu isha shumë u lumtur që të dëgjojë strategjinë e Komiteti Olimpik e poashtu edhe të udhëheqësisë së shtetit për zhvillimin e sportit. Me Komitetin Olimpik jemi duke punuar së bashku për të përgatitur atletët për Lojërat Olimpik ‘Tokio 2020’, poashtu që Kosova të jetë nikoqire e konferenca të ndryshme, të komiteteve të ndryshme botërore”, theksoi ai.

Njeriu i dytë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, ka folur edhe për lehtësimin e vizave për sportistët e Kosovës. Al Sabah tregoi rrugën sesi sportistët tonë do ta kenë më të lehtë të thyen barrierën e vizave, sepse pikërisht për shkak të vizave, Kosova nuk kishte mundësi të ishte pjesë e Kampionatit Botëror për femra në boks.

“I kemi dy rrugë. Rruga e parë është që të na njoftojnë neve më herët para së të zhvillohet kampionati, për këto vende që veç janë vendosur që të jenë mikpritëse të kampionateve, ndërsa për këto tjerat që janë në përzgjedhje e sipër, e kemi diskutuar edhe me presidentin Hasani, që para së këto vende të fitojnë të drejtën e organizimit të kampionateve, ato duhet të na garantojnë neve dhe të nënshkruajmë një lloj marrëveshje për pjesëmarrjen e atleteve pavarësisht çështjes së politikës. Ju nuk jeni i vetmi vend më çështje të tilla në botë, kemi eksperienca më raste të tilla, ku kemi arritur një nivel të kënaqshëm dhe jam i sigurt se të njëjtën e bëjmë edhe për Kosovën”, pohoi Al Sabah.

Vizitën e  Al Sabah e ka vlerësuar tejet të rëndësishme presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani. Sipas tij, këto tri ditë kanë qenë festë për komunitetin e sportit tonë, pasi u festua tre-vjetori i pranimit te KOK në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, si dhe 25 vjetorin e themelimit te KOK-ut, dhe sipas Hasanit, prezenca e AL Saban e ka bërë edhe më madhore këto festa. Hasani thotë se ndërkombëtaret, e në këtë rast edhe shkëlqesia AL Sabah, ka bërë punë të madhe në pranimin e KOK-ut në KON. Njeriu i parë i KOK-ut mendon se të gjithë në Kosova kanë përfituar nga vizita e AL Sabah, sepse sipas tij, bëhet fjalë për një njeri më përvojë dhe eksperiencë të madhe.

“Ne normalisht jemi duke punuar më një strategji të zjarrtë, por asnjëherë nuk jemi të sigurt se a e kemi zgjedhur strategjinë më të mirë. Ne i kemi të qarta të gjitha objektivat tona strategjike por asnjëherë nuk jemi qind për qind të sigurt se a e kemi zgjedhur më të mirën, prandaj prezenca e këtyre njerëzve më përvojë të jashtëzakonshme siç është rasti i shkëlqesisë së tij, Al Sabah, i cili ka qenë 11-të herë ministër në sektore të ndryshme, ndërsa në lëvizjen olimpike po thuaj se ka qenë në të gjitha funksionet dhe aktualisht është në shumë funksione duke kryer në nivele ndërkombëtare. Përvoja dhe eksperienca e tij, ato që i kemi shpërblyer gjatë këtyre ditëve ju garantojë të gjithë qytetarëve, në veçanti njerëz të sportit së kanë qenë jashtëzakonisht të dobishme. Këta janë shkëmbyer edhe në takimet me liderët shtetërorë, dhe unë besoj së të gjithë kemi përfituar nga prania e Sabah”, tha Hasani.

Ai është i bindur se përvoja e njeriut të dytë në KON do të reflektojë pozitivisht në sportin e Kosovës.

Check Also

Al-Khelaifi zbehu shpresat e madrilenëve, Neymar nuk shkon aty

Neymar u përfol se do të kalonte në radhët e skuadrës së Real Madridit. Sulmuesi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *