Ballina / Biznes / Karrierë / Hasani: 4 investitorë të rinj gjermanë kanë investuar sivjet në Kosovë
nora hasani investime gjermania ne kosove

Hasani: 4 investitorë të rinj gjermanë kanë investuar sivjet në Kosovë

Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, ka thënë katër investitorë të rinj gjermanë sivjet kanë investuar në Kosovë.

“Gjatë këtij viti ka pasur gjashtë kërkesa për investime nga investitorët gjermanë në Kosovë dhe katër prej tyre kanë investuar”, ka thënë Hasani.

Ajo ka pohuar në Klan Kosova, se ka një kategori të bizneseve që ata janë më të dhënë për ta sjell në Kosovë.

“Në më shumë jemi që të tërheqim ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Përpos që jemi zëri i biznesit në Kosovë, ndërmarrësit gjermanë që operojnë këtu, ne ofrojmë shërbime edhe për investitorët potencial gjermanë”.

“Nëse krijohet 10-20 vende pune po flasim 10-20 familje. Investitorët gjermanë e kanë të vështirë që të vijnë deri në Kosovë, por kur vijnë këtu binden se duhet të investojnë”.

“Për ndërmarrësit gjermanë është më rëndësi që të respektohen afatet”, është shprehur ajo.

@Fluidi

Provo po ashtu

atk

ATK konfiskon pasuri tek 46 tatimpagues

Administrata Tatimore e Kosovës ka ndërmarr veprime ligjore ndaj të gjithë tatimpaguesve, të cilët kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.