Harry e Meghan humbin titujt mbretëror, do t’i kthejnë paratë e shfrytëzuara publike

Duka dhe Dukesha i Suseksit nuk do t’i bartin më titujt mbretërorë Lartmadhëria e Tij dhe Lartmadhëria e Saj pasi njoftuan se do të heqin dorë nga rolet e tyre të anëtarë të lartë të familjes mbretërore, ka njoftuar të shtunën Pallati Mbretëror Buckingham Palace.

Princi Harry dhe Meghan më nuk janë anëtarë punues të familjes mbretërore dhe do të tentojnë t’i kthejnë paratë e Grantit Sovran që e shfrytëzuan kohë më parë për të rinovuar rezidencën e tyre zyrtare, Frogmore Cottage . Fjala është për rreth 2.8 milionë euro para të taksapaguesve britanikë – sipas deklaratës. Ata nuk do të marrin më para publike.

“Pas disa muajsh bisedash dhe diskutimesh të fundit, jam e lumtur që së bashku kemi gjetur një rrugë konstruktive dhe mbështetëse përpara për nipin tim dhe familjen e tij”, ka thënë Mbretëresha Elizabeta II në një deklaratë për media, raporton CNN.

“Harry, Meghan dhe Archie gjithmonë do të jenë anëtarë shumë të dashur të familjes sime. I di sfidat me të cilat janë përballur si pasojë e një kontrolli rigoroz gjatë dy vjetëve të fundit dhe e mbështes dëshirën e tyre për një jetë më të pavarur”, ka thënë ajo.
Çifti po ashtu nuk do të përfaqësojë më zyrtarisht Mbretëreshën.

Si pjesë e marrëveshjes, nga çifti do të kërkohet të heq dorë nga detyrat mbretërore, thotë deklarata e Buckingham Palace.

Familja mbretërore ka qenë duke diskutuar për të ardhmen e Harryt dhe të Meghanit pasi çifti bëri një njoftim të befasishëm se do të heqin dorë nga rolet e tyre si anëtarë të lartë të familjes mbretërore, do ta ndajnë kohën e tyre mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës Veriore dhe të bëhen financiarisht të pavarur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.