Ballina / Biznes / Karrierë / “Hardh Festi” bëri bashkë Thaçin, Haradinajn e Metën
thaci e haradinaj ne hardhfest

“Hardh Festi” bëri bashkë Thaçin, Haradinajn e Metën

Në manifestimin më të rëndësishëm në Kosovë, që ka për qëllim promovimin e rrushit dhe verës, festivali “Hardh Fest”, po merr pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçin, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe Kryeministri në largim Ramush Haradinaj.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se rrushi i Rahovecit sot gjendet kudo në botë.

“Sot është ditë e veçante për Kosovën sepse vera e Rahovecit sot gjendët kudo në botë në rajon në Amerikë e kudo. Sot jemi këtu për të ju përgëzuar për punën qe nuk kurseni asgjë ta zhvilloni vendin”, tha Thaçi.

Gjithashtu edhe Presidenti i  Shqipërisë Ilir Meta tha se, prodhimi i verës kërkon shume përkushtim andaj ai kërkoi që të përkrahen prodhuesit e verës në Kosovë.

“Kjo festë nuk është vetëm gëzim është mirëqene dhe begati për të gjithë këtu. Ne të gjithë duhet ti kushtojmë vëmendje prodhimit vendorë dhe prodhuesve të verës duhet tu japim përkrahje sepse neve na jep kënaqësi kur e provojmë ndërsa nuk është e lehtë që të prodhohet”, tha ai,

Ndërda, Kryeministri në largim Ramush Haradinaj uroj për organizimin e festivalit të rrushit duke e cilësuar si ndër rezultatet me të suksesshme të punës në vend. E vërteta është që ka rezultate. Kemi këtu rezultate në Rahovec”.

Kryeministri Haradinaj postimin në Facebook ia ka dedikuar krejtësisht rrushit, duke thënë se i mbështet fermerët dhe afaristët e Rahovecit.

“Mesazhi im për qytetarët e Rahovecit në Hapjen e HardhFestit. Në mbështetje 100% të vreshtarëve, fermerëve dhe afaristëve të Rahovecit! Do të vazhdojmë me lehtësira tatimore dhe me politika fiskale në mbështetje të prodhimit vendor. Gjithmonë në krah të rahovecjanëve për një jetë më të mirë e më të dinjitetshme. Të përcaktuar 100% edhe në luftën kundër korrupsionit, krimit e nepotizmit, por të vendosur poashtu që në luftimin e këtyre dukurive, të jemi të sinqertë deri në fund!”, ka shkruar Haradinaj.

Provo po ashtu

tërmeti grafika

Sërish tërmet në Shqipëri

Një tjetër dridhje e fortë tërmeti ka goditur sërish Tiranëm të dielën mbrëma rreth orës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.