Ballina / RAJONI / Harçenko: Parakushte për të fajësuar Beogradin

Harçenko: Parakushte për të fajësuar Beogradin

Ambasadori rus në Serbi Aleksander Bocan-Harchenko tha se asgjë nuk ka të re apo inkurajuese në deklaratën me shkrim të vendeve Quint, dhe mendon se parakushtet janë krijuar që Beogradi të fajësohej edhe një herë për dështimin e dialogut.

Ambasadori rus tha në Tëitter se janë të qarta të gjitha qasjet e njohura mirë, duke shtuar se rifillimi i dialogut ishte i mundur vetëm përmes punës energjike dhe presionit ndaj Prishtinës në mënyrë që ta heqë taksën dhe të parandalon veprimet me ndryshimin e forcave, raportoi Sputnik.

Sipas Harçenkos, nuk ka lidhje vendosja e dialogut me tërheqjen e njohjeve të “pavarësisë së shpallur njëanshëm të Kosovës”, sepse, sipas tij, “kjo është çështje sovrane e shteteve të tjera të cilat e kuptojnë paaftësinë e shtetësisë së rreme të Kosovës, dhe se ajo është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.

Përveç kësaj, sipas Bocan-Harchenko, është e paqartë pse flitet për “integrim euro-atlantik”. “Quinti përsëri injoron qëndrimin e Serbisë për neutralitetin ushtarak-politik. Realiteti është se Beogradi po zhvillon negociata para pranimit vetëm me Bashkimin Evropian, kështu që kjo deklaratë vështirë se mund nga ato të cilat bëjnë të mundur të thuhet: ne kemi bërë gjithçka për të rinovuar dialogun “, tha Bocan-Harçenko.

Pesë qeveritë e vendeve të Quintit kanë kërkuar dje që menjëherë të rifillojnë bisedimet mes Kosovës e Serbisë.

Në një deklaratë të përbashkët, vendet e QUINT-it kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të shmangin veprimet që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare e që nënkupton kompromis mes vendeve.

“Ne jemi të gatshëm të forcojmë rolin tonë në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, por mund ta bëjmë një gjë të tillë vetëm kur ju të jepni shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve. Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”, thuhet në letrën e këtyre 5 shteteve në deklaratë.

Provo po ashtu

tirane, shqiperi, holokausti

Monument për të kujtuar hebrenjtë

Shqiptarët, vepruan me vetëmohim për të mbrojtur hebrenjtë në një kohë kur pjesa tjetër e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.