Ballina / KOSOVA / Haradinaj viziton ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës
rrustemi e haradinaj

Haradinaj viziton ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, u prit me ceremoni ushtarake nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zotëri Rrustem Berisha.

Pas intonimit të himnit të Kosovës, kryeministri Haradinaj dhe ministri Berisha parakaluan para Njësisë Ceremoniale të FSK-së.

Fillimisht, ministri Berisha dhe kryeministri Haradinaj zhvilluan një takim kokë më kokë dhe pastaj vazhduan takimin e përbashkët, në të cilën ishin të pranishëm; zëvendësministrat e FSK-së, Brahim Mehmetaj dhe Agim Çeku, sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj, gjeneralët e FSK-së, atasheu i Mbrojtjes së SHBA-ve, drejtori i Ekipit Këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s për FSK, si dhe stafi i lartë i Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Fillimisht, ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha pasi falënderoi kryeministrin Haradinaj, për vizitën, e njoftoi atë me të arriturat e përgjithshme të FSK-së. Ndërsa, nënkoloneli Haki Hoti, ushtrues detyre i shefit të Departamentit për Transformim, Modernizim dhe Standardizim, para kryeministrit dhe stafit të lartë të MFSK-së, prezantoi të arriturat e përgjithshme të FSK-së.

Me këtë rast, Kryeministri i Kosovës z. Haradinaj, falënderoi ministrin Berisha për pritjen dhe njëherësh e përgëzoi për të arriturat e Ministrisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas takimit të përbashkët, në paraqitjen para mediave, Kryeministri i Kosovës tha: “Kam ardhur në institucionin ku suksesi më i madh është besimi i qytetarëve të vendit në FSK –në dhe ky besim duhet të lakmohet nga të gjitha institucionet e vendit. Por, kjo shkallë e lartë e besimit ka një sekret, pse ekziston ky besim, është një besnikëri në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës, besnikëri në misionin që ata kanë me i shërbye atdheut dhe qytetarëve dhe po ashtu është një besnikëri ndaj aleatëve të Kosovës në temën e sigurisë, aleatëve që mund t’iu them dhe konfirmoj se ma shumë se kurrë janë sot në Kosovë dhe në FSK me perspektiven e Kosovës për, për t’i dhënë mandatin Kushtetues Ushtrisë së Kosovës.

Përcaktimi i ynë drejt NATO-s është përcaktim legjitim dhe u dedikohet të gjithë qytetarëve si dhe është në përputhje të plotë me të gjitha komunitetet dhe qytetarët e Kosovës dhe serbëve të Kosovës po ashtu. Jam i bindur që FSK-ja do ta vazhdojë këtë perspektivë të rritjes së besimit edhe të serbëve të Kosovës.
Ndërsa, ministri i MFSK-së, z. Berisha, tha : ”Me kënaqësi e pritem në vizitë pune kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Ramush Haradinaj. Ne, zotëri Haradinajn e njoftuam për së afërmi me të arriturat e FSK-së, aktivitetet dhe proceset të cilat i kemi kaluar deri tani si dhe procesin e transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, gjithashtu e njoftuam se ku kemi qenë, ku jemi dhe cilat janë sfidat që na presin në të ardhmen. Me këtë rast falënderoj kryeministrin Haradinaj edhe për vendimet e marra politike në emërimin e dy zëvendësministrave politikë të cilët që nga sot punojnë në MFSK.

Në fund ministri i FSK-së, z. Berisha tha se nga kryeministri morëm shumë obligime dhe detyra duke e ditur se bashkërisht me stafin e FSK-së do t’i realizojmë të gjitha këto”.

 

Check Also

ambasada e SHBA-ve

SHBA mirëpret marrëveshjen mes Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, nëpërmjet një njoftimi për media kanë bërë të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *