Ballina / KOSOVA / Haradinaj: Ushtria do të quhet Forcë e Sigurisë e Kosovës
ramush haradinaj, qeveri

Haradinaj: Ushtria do të quhet Forcë e Sigurisë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të mirëfilltë.

Haradinaj ka thënë se ushtria e vendit, e cila do të krijohet të premten, do ta trashëgojë emrin nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Ushtria jonë e ka emrin FSK”, ka deklaruar Haradinaj.

“Në disa vende ushtria e ka emrin Forcat e Armatosura. Ose Forcat e Sigurisë”, është shprehur ai.

“Mandati, misioni, është ushtria”, ka theksuar shefi i ekzekutivit të vendit.

Haradinaj ka deklaruar se FSK’ja “do të jetë ushtri, as më pak, as më shumë”.

Ai ka thënë se ushtria e Kosovës përkrahet nga aleatët e vendit – dhe do të jetë moderne.

Provo po ashtu

MPJ dënon fuqishëm sulmin ndaj autobusit që udhëtonte nga Kosova përmes Serbisë

Një autobus me udhëtarë kosovarë është sulmuar mbrëmë në Krushevc të Serbisë. E ministria e jashtme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.