Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Haradinaj u tregon studentëve të huaj për frustrimin me BE-në

Haradinaj u tregon studentëve të huaj për frustrimin me BE-në

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka takuar sot disa student me të cilët ka biseduar për historinë e Kosovës.

Ai, u tha atyre se Kosova ka përfunduar të gjitha obligimet si shtet, mirëpo BE-ja nuk po e kthen me të njëjtën monedhë.

Haradinaj para këtyre studentëve që vijnë nga shtete të ndryshme të botës ka treguar histori të Kosovës.

Por, studentët ndërkombëtarë ishin të interesuar të dëgjonin nga Haradinaj se çfarë po ndodhë me dialogun dhe vendosjen e taksës.

I dorëhequri nga posti i kryeministrit u përgjigj duke thënë se Serbia nuk është e interesuar të dialogojë.

“Dialogu është rruga e vetme përpara dhe e kam mbështetur në ë gjitha kohërat. Në këtë kohë Serbia nuk është e gatshme për marrëveshje dhe mundohen ë gjejnë pretekst që të mos shfaqen në tavolinë. Mendoj se arsyetimi i tyre tani është taksa, mendoj se e vërteta duhet të dalë në shesh dhe e vetmja gjë që ka mbet është njohja mes dy shteteve. Serbët kanë filluar të na bllokojnë, po ashtu edhe dialogun dhe është interes i tyre të shohin se sa larg do të shkojnë. Është një fushatë shumë e vështirë kundër nesh dhe arsyeja për këtë është larguar, nuk do largojmë tarifën deri sa të arrijmë marrëveshje”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se është i frustruar me Bashkimin Evropian.

“Jemi të frustruar me BE për mos liberalizim, sepse ne si Kosovë i kemi përmbushur kushtet e kontratës. Konkretisht unë kam qenë ai që kamë përmbushur një marrëveshje që ka qenë shumë e vështirë”, ka thënë Haradinaj.

E ai nuk e la pa përmendur edhe kauzën e luftimit të korrupsionit e nepotizmit.

Këto komente Haradinaj i dha para një delegacion prej 60 studentësh të programit Akademia Verore, nga shtete të ndryshme të botës./InfoGlobi

Provo po ashtu

VV organizon udhëtime falë për votuesit nga Gjermania

Partia e Albin Kurtit po organizon udhëtime falas me autobus nga Gjermania për në Kosovë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.