Ballina / Biznes / Karrierë / Haradinaj u premton bizneseve lehtësira tatimore!
Haradinaj,Premton,Tatime

Haradinaj u premton bizneseve lehtësira tatimore!

“Bizneset e Kosovës duhet të jenë garuese me ato rajonale, prandaj ne duhet të krijojmë lehtësira tatimore”. Kështu premton Ramush Haradinaj, Kryeminstri i Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, në të cilin theksoi rëndësinë që ka zhvillimi ekonomik për rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit.

Kryeministri vlerësoi se Qeveria është duke punuar maksimalisht me partnerët nga bizneset në përshpejtimin e proceseve dhe avancimin e programit legjislativ, i cili do të jetë në shërbim të sipërmarrësve dhe bizneseve vendore.

“Kjo përbërje mund të identifikojë të gjitha veprimet qeverisëse qofshin që janë pjesë e legjislacionit ekzistues apo që mungon, qofshin veprime që kanë të bëjnë direkt me të bërit biznes në vend, me zhvillimin ekonomik, mundësinë që sipërmarrësit në Kosovë të ecin përpara”, tha kryeministri Haradinaj.

Me këtë rast kryeministri tha se bizneset nga Kosova duhet të jenë garuese me të gjitha bizneset rajonale dhe për këtë duhet të krijojmë lehtësira tatimore, qoftë përmes pushimeve tatimore, qoftë përmes heqjes së akcizës për produkte të ndryshme të cilat krijojnë favore për bizneset dhe mundësinë për hapjen e vendeve të reja të punës.

Kryeministri Haradinaj tha se duhet punë konkrete, afate dhe qasje pragmatike për përafrimin e legjislacionit me direktivat e BE-së, në mënyrë që bizneset kosovare të jenë konkurruese në tregjet rajonale dhe më gjerë.

Më tej, kryeministri Haradinaj tha se pas marrëveshjes për investim në energji që kap shifrën 1 miliard e 300 milionë euro, Kosova ka hyrë në hartën e vendeve me interes për investim.

“Mendoj se ka ndryshuar gjithçka dhe për këtë mos të brengosen ata të energjisë alternative, sepse ky investim vetëm sa i favorizon ata sepse vetvetiu lind nevoja e balancit për energjinë alternative”, tha kryeministri.

Në takim u diskutua për Ligjin e ri të Punës, Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe Ligjin për Festat Zyrtare.

Ministri i Financave Bedri Hamza, është deklaruar shumë herë publikisht se prioritet i jonë është zhvillimi i sektorit privat dhe se ky sektor do të jetë bartës i zhvillimit ekonomik, ku përmes rritjes së zhvillimit ekonomik dhe luftimit të informalitetit do të kemi trajtim të barabartë për të gjitha bizneset. Masat e ndërmarra do të ndikojnë në realizimin e të hyrave buxhetore siç është paraparë edhe në Buxhetin e vitit 2018.

Gjithashtu, Ministria e Financave njofton opinionin se nuk do të ketë asnjë tatim të ri, nuk do të ketë rritje të tatimeve ekzistuese, por MF-ja do të vazhdojë me masa të reja fiskale dhe lehtësuese për biznesin në fillim të vitit të ri 2018, ku janë paraparë ndryshime dhe plotësime të legjislacionit tatimor siç janë, Ligji për Procedurën dhe Administratën Tatimore, Ligji për Tatimin në Korporata, Ligji për TVSh-në, Ligji në të Ardhura Personale duke përfshirë edhe Kodin e Doganave dhe Akcizave. Në thjeshtimin e procedurave për nxjerrjen e dokumentacionit, do të ketë shkurtim të kohës dhe procedurave burokratike të kthimit të TVSh-së, shtyrje të TVSh-së në lëndë të parë me rastin e blerjes e cila prodhohet në Kosovë, kontrolle të thjeshtësuara dhe të përbashkëta ATK – Doganë, eliminim të kontaktit fizik të inspektorëve me tatimpagues dhe do të ketë zhvillim të sistemit të TI-së për komunikim të ATK-së dhe Doganës me tatimpaguesit. Do të ketë edhe shumë ndryshime tjera me qëllim që prodhuesit tanë të jenë konkurrentë si brenda po ashtu edhe jashtë vendit. /F.B/InfoGlobi

@Fluidi

Provo po ashtu

trump per the sun

Donald Trump tronditi Britaninë e Madhe, akuzon Evropianët

Presidenti amerikan i cili po qëndron në Londër ka tronditur këtë vend me deklaratat kundër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.