Ballina / KOSOVA / Haradinaj tregon të mirat e autostradës së Dukagjinit

Haradinaj tregon të mirat e autostradës së Dukagjinit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK, Daut Haradinaj, ka renditur disa statistika, të cilat tregojnë të mirat e autostradës së Dukagjinit.

Ai, ndër të tjera ka theksuar se edhe Dukagjini meriton të trajtohet si krejt Kosova.

Më poshtë statusi i tij:

Disa statistika të autostradës.
Lidhja e 5 komunave të Dukagjinit nënkupton rreth 624.000 banorë.
Në projektet e realizuara deri më tani, përkthy në lëvizje të automjeteve ka qenë :
Në një regjion te caktuar që autostrada është në përfundim janë rreth 5000 automjete në 24 orë, ndërsa në autostradën e Dukagjinit, në muajt: qershor,korrik dhe gust janë 20.000 automjete në 24 orë.
Për të gjithë skeptikët e këtij projekti kapital, duhet ta kuptojnë se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik deri sa nuk ka infrastrukturë, për më tepër kur në regjionin e Dukagjinit janë Alpet Shqiptare, potenciali më i madh i Kosovës për turizëm 12 mujor.
Edhe Dukagjini e meriton të trajtohet si krejt Kosova.

Tutje, Haradinaj ju bën thirrje Kryetarëve të Komunave dhe Deputetëve të Istogut, Pejës, Deçanit, Junikut, Gjakovës, Rahovecit, Prizrenit që ta ngrisin zërin. /InfoGlobi

Provo po ashtu

Taksa pritet të shndërrohet në reciprocitet

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat në bazë të rezultatit të zgjedhjeve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.