Ballina / KOSOVA / Haradinaj thotë se Italia duhet ta mbështes Kosovën drejt liberalizimit

Haradinaj thotë se Italia duhet ta mbështes Kosovën drejt liberalizimit

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi.

Haradinaj ka thënë se Italia ndër vite ka treguar mbështetje për Kosovën dhe se këtë duhet ta vazhdojë edhe në procese të tjera, siç është liberalizimi i vizave.

Kryeministri në detyrë, ka theksuar se Kosova ka treguar pjekuri të lartë politikë me procesin e ri të zgjedhjeve.

“Italia ndër vite ka treguar kujdes dhe mbështetje të veçantë për vendin dhe ky partneritet duhet të vazhdoj edhe në procese të rëndësishme për Kosovën, siç është liberalizimi i vizave, si një e drejtë e popullit tonë. Në takim të rregullt me Ambasadorin Italian Piero Cristoforo Sardi, theksova se Kosova ka treguar pjekuri të lartë politike dhe demokratike me procesin e ri të zgjedhjeve dhe se përkushtimi institucional do të vazhdojë në temat e rëndësishme, siç është dialogu, rruga euro-atlantike dhe fuqizimi i brendshëm i vendit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Provo po ashtu

Deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 141 nga 314 vendvotime

Në qendrën e numrit dhe rezultateve edhe të dielën po vazhdohet me rinumërimin e vendvotimeve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.