Ramush-Haradinaj-i drejtohet kushtetuese

Haradinaj pranon që ka kërkuar nga Shala t’a votojë qeverinë e re

Pak pas përfundimit të seancës së Kuvendit, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka pranuar para mediave se është takuar me deputetin e NISMA-së, Haxhi Shala.

Deri në momentin e fundit nuk është ditur nëse qeveria e re do të krijohet, sepse deputeti Haxhi Shala nga NISMA kishte deklaruar se nuk do t’a votojë qeverinë e re, por ai sot në seancë deklaroi se ka ndryshuar mendjen, kështu që vota e tij i bëri numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë së re.

Unë kam deklaruar se nuk do të votojë qeverinë e re, por pas takimit me Presidentin dhe Ramush Haradinajn, kishte deklaruar gjatë seancës.

Haradinaj ndërkaq i pyetur nga mediat se a ka ndikuar në Shalën tha:

“Jam takuar me zotin Shala i kam thënë se unë do të votojë këtë qeveri” e ai më tha “atëherë edhe unë do të ia japë votat”.

Kabineti i ri qeveritar u votua të mërkurën dhe do të drejtohet nga Kryeministri Avdullah Hoti (LDK). Partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, Vetëvendosje, nuk është pjesë e qeverisë së re.

Vetëvendosje po kërkon zgjedhje.

/infoglobi

Minut pas minuti, seanca e votimit për qeverinë e re

Seanca për shkarkimin e Qeverisë Kurti; Direkt dhe minut pas minuti

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.