Ballina / KOSOVA / Haradinaj paralajmëron Thaçin: Të shkarkojmë, nëse e prek territorin e Kosovës
HARADINAJ 2018

Haradinaj paralajmëron Thaçin: Të shkarkojmë, nëse e prek territorin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, se rrezikon të shkarkohet nga posti i tij, nëse në dialogun me Serbinë bisedon për shkëmbim territoresh.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se nëse Thaçi nënshkruan ndonjë marrëveshje me serbët, e cila cenon territorin e Kosovës, presidenti do të shkarkohet.

Haradinaj ka thënë se edhe partia që ai udhëheq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të votonte për rrëzimin e Thaçit nga posti i tij, “nëse ai nënshkruan diçka që cenon territorin e Kosovës”.

Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, synon një pjesë të veriut të Kosovës, në shkëmbim të njohjes së pavarësisë së vendit.
Ai ka thënë , se serbët po provojnë të marrin pjesët e veriut të Kosovës, me pasuri natyrore.

Haradinaj ka thënë se Serbia e do ndarjen e Kosovës, dhe se skenari për ndarje është i presidentit Vuçiq, teksa ka folur për idenë e presidentit kosovar, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” me Serbinë.

Kryeministri ka thënë se e di shumë mirë se prekja e kufijve të vendit është skenar i Beogradit.

Ai ka thënë se serbët e kanë ftuar edhe atë që të bëhet pjesë e këtij skenari për ndarjen e Kosovës.

@Fluidi

Provo po ashtu

vehbi kajtazi agk

Kajtazi: Xhemail Mustafa dhe të tjerët u vranë sepse ishin kundërshtarë të PDK’së

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, për viktimat e pasluftës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.