Ballina / Biznes / Karrierë / Haradinaj: Pagat ulen që të parandalohet bankroti

Haradinaj: Pagat ulen që të parandalohet bankroti

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur pas mbledhjes së Qeverisë për liberalizimin dhe situatën e para bankrotit të telekomit të Kosovës.

Kryeministri përsëriti se në qershor do të ipet besimi pozitiv për liberalizimin e vizave.

Sipas tij ky vlerësim do të kalojë prapë nëpër institucionet e BE-së dhe nevojitet aprovimi i vendeve veç e veç.

“Kemi porosi të qarta që qytetarët e vendit e meritojnë lëvizjen e lirë. Unë iu them të gjitha vendeve të BE-së, prej Kosovës nuk ju vjen krim, nuk ju vijnë azilantë. por vetëm lëvizje dhe shkëmbime. Pra po bëhet fjalë për shkëmbim, jo për emigrantë apo krim. Unë mendoj që vetëm qytetarët e rregullt, studentet, rinia, kultura, sporti, biznesi, ata do të udhëtojnë”, tha kryeministri Haradinaj.

Sa i përket Telekomit, Haradinaj theksoi se Qeveria nuk ka dëshirë të ulë pagat e askujt por duhet të shpëtohet kompania.

Sipas tij bankrotimi eventual është lajm i keq për këtë kompani.

Ai tha se do të bëjnë gjithçka që është e mundur, reduktimin e shpenzimeve të tepërta, të ndalen humbjet edhe njëkohësisht mundësi të uljes së pagave.

“Punëtorëve ndoshta nuk iu bjen shumë të ulen, por menaxhmentit. Nuk besoj 40 përqind, por nëse kërkohet për 10 përqind për punëtorët e 20 përqind për menaxhment, është në të mirën e tyre, në mënyrë që të mos bankrotojë. kur të kthehen në këmbët e veta, mund të kthehen pagat prapë”, tha Haradinaj.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

kmdlnj

KMDLNJ për rastin Zharku: Të ndryshohet ligji që favorizon kriminelët

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka kritikuar ligjin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.