Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka tha se taksa ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës nuk do të hiqet.
Sipas tij në takimin e sotëm me liderët e tjerë të Kosovës u bisedua për platformën e dialogut.
Haradinaj foli dhe për anulimin e vizitës të gjeneralit amerikan.
Ai theksoi se nuk i di arsyet e anulimit të vizitës së gjeneralit nga Iowa.
“Nuk kam marrë asnjë komfirmim për anulime të vizitës”, theksoi Haradinaj.
Në takimin e sotëm ku morën pjesë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.
Ata janë pajtuar që platformën për dialogun ta përcjellin nesër në Kuvend.