Ballina / KOSOVA / Haradinaj: Një votë kundër demarkacionit, mund ta mbajë Kosovën në izolim
haradinaj 33

Haradinaj: Një votë kundër demarkacionit, mund ta mbajë Kosovën në izolim

Mungesa e një deputeti të vetëm në seancën e të martës, kur do të votohet për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, mund të ndikojë në vazhdimin e izolimit të Kosovës, ka deklaruar kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka ftuar deputetët e të gjitha partive parlamentare, si në pushtet ashtu edhe në opozitë, që ta kuptojnë rëndësinë e pranisë së tyre në seancën e të martës dhe rëndësinë e peshës së votës së tyre atë ditë.

“Mungesa e një deputeti atë ditë, është porosi për ta mbajtur Kosovën në izolim”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Ai është shprehur i bindur se numri më i madh i deputetëve po e kuptojnë rëndësinë e votës për demarkacionin, ndonëse u ka bërë thirrje publike disa prej tyre që të ndryshojnë qëndrimin.

“Iu bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit, krahut tjetër, Visar Ymerit, sepse e kemi marrë premtimin e LDK-së dhe grupeve tjera ta votojnë, që të votojnë, sepse nuk ka arsye që për një temë të tillë të ndahemi”, tha Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

“Po dëgjoj plotë deputetë që thonë se çka duhet të bëj Qeveria nëse votohet apo nuk votohet ligji për demarkacionin. E unë po e shtroj pyetjen, se çka duhet të bëjnë ata deputetë që bëhen shkaktar për mos kalimin e këtij ligji, i cili e ndalë izolimin e vendit dhe respekton tërësinë territoriale”, theksoi Haradinaj.

Ai rikujtoi se një kohë të gjatë edhe vet ishte kundër ratifikimin të kësaj marrëveshjeje, por tani, pas deklaratave të presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi për mundësinë e korrigjimit të marrëveshjes dhe raportit të Komisionit shtetëror, Haradinaj tha se janë mundësitë e hapura që korrigjimet e marrëveshjes të ndodhin pas ratifikimit.

Gjatë këtij viti, në tri raste Kuvendi i Kosovës është mbledhur në seanca plenare për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, por nuk ka arritur të kalojë në procedurën e votimit, ngase kishte mungesë të votave për ratifikimin e marrëveshjes.

Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Ndërkohë, Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje, por jo edhe ai i Kosovës, për shkak të mungesës së konsensusit të brendshëm.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje, mbetet kusht i vendosur nga Komisioni Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

@Fluidi

Provo po ashtu

sokol dobruna

Sokol Dobruna ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, ka folur rreth themelimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.