fbpx
haradinaj

Haradinaj, nesër do të udhëtoj për në Hagë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, nesër do të udhëtoj për në Hagë, ku është ftuar për t’u intervistuar si i dyshuar.

Ai, dha dorëheqje të premten e kaluar nga pozita e kryeministrit, duke bërë veprimin e njëjtë kur një Gjykatë Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë i kishte ngritur aktakuzë në vitin 2005.

Haradinaj, sonte për emisionin Pressing në T7, theksoi se është i pafajshëm dhe se nuk pret t’i ngrihet aktakuzë.

Ai, edhe një herë theksoi arsyen e dorëheqjes të premten e kaluar.

“Kur shkon kryetari i Qeverisë, e bartë nocionin, rrezikohet nocioni i sovranitetit. E krijojmë një precedent të keq kur shefi i Qeverisë së shtetit është i dorëzuar diku, unë nuk ia kam bërë këtë Kosovës. Nuk është se unë iu iki përgjegjësive, por ‘skam dashur ta çoj Kosovën para hetuesve, e kam çu Ramushin. Nuk e çoj Kryeministrin, as Kosovën para hetuesve, ashtu si ka pas me i ndodhë Kosovës do të ishte një precedent, një model i keq i shtetit, do të ishte një dëshmi që ne jemi të prekshëm”, ka thënë Haradinaj sonte në Pressing./InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.