Ballina / KOSOVA / Haradinaj: Ndoshta takim edhe me Presidenten

Haradinaj: Ndoshta takim edhe me Presidenten

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se takimi me Ilir Metën, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë fokus kryesor kishte situatën e krijuar politike në Kosovë.

Gjatë takimit miqësor Meta kërkoi njoftim më të përafërt të gjendjes reale të krijuar së fundmi. Pasi e njoftuam me situatën e krijuar ,  ia bëmë të qartë se opozita nuk tërhiqet nga qëndrimet e saja. Pra pa plotësimin e kërkesave të opozitës nuk ka kthim në një situatë normale. Kjo nënkupton shfuqizimin e marrveshjeve për krijimin e asociacionit të komunave serbe, atë për demarkacionin e kufirit dhe në këtë pikë nuk lëshojmë pe. Më tej e njoftuam Metën se kërkojmë me ngulm lirimin e deputetëve të opozitës kur dihet që ky veprim është i padrejtë dhe politik. Takimi ishte thjeshtë njoftues dhe shprehem qëndrimet tona tashmë të njohura.”

Lideri i AAK-së ka paralajmëruar se këto ditë opozita mund të ketë takime edhe me presidenten, Atifete Jahjaga. “Biseda ishte e fokusuar te gjetja e një mundësie për normalitet. Meta ishte i interesuar për ta gjetur një zgjidhje, tha se do t’i dëgjojë të gjithë për ta parë mundësinë e gjetjes së një zgjidhje.

Provo po ashtu

Beogradi zyrtar po vazhdon presionin e ashpër ndaj serbëve të Kosovës

Beogradi zyrtar e ka rritur presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.