Ballina / KOSOVA / Haradinaj mirëpret zgjedhjen e Leyen, thotë se dialogu me Serbinë duhet të rifillojë pa kushte

Haradinaj mirëpret zgjedhjen e Leyen, thotë se dialogu me Serbinë duhet të rifillojë pa kushte

Kryeministri Haradinaj ka mirëpritur zgjedhjen e Ursula von der Leyen, në pozitën e Presidentës së Komisionit Evropian.

Haradinaj ka shprehur besimin se Komisioni Evropian nën udhëheqjen e saj, do ta kthejë Kosovën në dinamikat e plota integruese evropiane.

Ai ka theksuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

“Jemi të bindur që zonja Ursula von der Leyen do t’i qëndrojë besnike qëndrimit, për një Evropë unike dhe të fuqishme”, ka shkruar Haradinaj.

Ministrja aktuale e mbrojtjes e Gjermanisë, është zgjedhur sot në pozitën e Presidentes së Komisionit Evropian.

E kryeministri tutje ka shkruar se Republika e Kosovës, me gjithë specifikat dhe sfidat e saj, është e përkushtuar që të jetë kontribuese modeste dhe vlerë e shtuar përgjatë gjithë rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian. /InfoGlobi

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!