fbpx
haradinaj, thaci, gjykata, kompetenca

Haradinaj me komeptencë ndaj Thaqit

Thaçi e humb betejën me Haradinajn në Gjykatë Kushtetuese rreth çështjes së kompetencave

Ramush Haradinaj ka dalë fitues në një rast gjyqësor me Presidentin Hashim Thaçi sa i përket komptencave që lidhen me vendimet e Qeverisë për bartjen e disa pronave publike dhe shoqërore në shfrytim apo pronësi të komunave, gjykata ka ardhur në përfundim se “kërkesa e Presidentit për konflikt të pretenduar në mes të kompetencave kushtetuese të tij dhe Qeverisë të papranueshme për shqyrtim në merita”, raporton Gazeta Express.

Rasti është parashtruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës nga ku u kërkua vlerësim i konfliktit të kompetencës kushtetuese në mes të Presidentit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Thaci kërkoi nga Kushtetuesja përgjigje në pyetjet se a duhet Qeveria të anulojë vendimet për bartjen e pronës së paluajtshme të Kosovës për shfrytëzim tek komunat, në mungesë të bazës ligjore dhe a duhet qeveria t’i rishikojë vendimet që kanë të bëjnë me tërheqjen nga procesi i privatizimit të pronave dhe kthimin e tyre në pronësi të komunave si dhe të respektoj procedurat sipas ligjir në fuqi për këtë cështje.

Si përfundim, Kushtetuesja ka bërë të ditur se kërkesa e presidentit shpallet e papranueshme për shqyrim në merita sepse gjykata konstaton se parashtryesi i kërkesës ndonëse është palë e autorizuar që të ngritë cështje të konfliktit të kompetencave mes tij dhe Qeverisë, nuk e ka dëshmuar që cështja e ngritur ndërlidhet me kompetencat e tij kushtetuese të parapara me Kushtetutë.

Qeverisa kishte vendosir t’i tërheq nga procesi i privatizimit dhe t’i bart një numër pronash që menaxhoheshin nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, në pronësi të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Kllokotit, Ranillugut dhe komunave të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.