daut haradinaj

Haradinaj: Kushdo që ka sulmuar Hotin ka bërë shumë mirë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, ka dalë hapur pro sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit, Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës.

“Kushdo që e ka bërë, ka bërë shumë mirë dhe kjo duhet kuptuar që nuk do e lejojmë Serbinë dhe Rusinë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj, në një përgjigje për T7.

Edhe zyrtari tjeter i AAK’së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të mos marrë vendime të njëanshme për sa i përket taksës. Ka thënë se duhet të ketë konsensus politik për tema të tilla që kanë të bëjnë me Serbinë.

Reagimi i Tahirit ka ardhur një orë pasi u sulmua me vezë Avdullah Hoti, Zëvendëskryeministër.

“Kosova e ka sfidë reformën në administatën e shtetit, kjo është është sfidë e të gjithë ekspertëve për të ndihmuar konsoliduar dhe reformuar shtetin, kurr skam me u ndal me ndihmu këtë proces. Megjithatë, në temat e dialogut me Serbinë nuk duhet të merren vendime të njëanshme dhe pa koncensus politikë, kjo nuk duhet avancohet. Taksa 100% nuk është e një partie, dy, apo tri, kjo është temë nacionale”, ka shkruar Tahiri në një reagim në Fb.

Ndaj sulmit të sotëm ndaj Avdullah Hotit ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe vetë Hoti, duke thënë se ata që kanë organizuar sulmin e sotëm synojnë izolimin e Kosovës.

Edhe Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit me vezë që ju bë mëngjesin e sotëm afër ndërtesës së qeverisë.

Hoti ka thënë se ata që e kanë sulmuar sot tentojnë të mbajnë Kosovën të izoluar.

“Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë”, ka thënë Hoti.

Edhe Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga drejtësia të merret me gjithë ata që nxisin dhunë ndaj zyrtarëve të Qeverisë derisa ka kërkuar të ndërpritet praktika e mosreagimit të Policisë dhe Prokurorisë.

“Prokuroria dhe Policia duhet të marrin masa dhe të veprojnë edhe ndaj atyre që po paralajmërojnë dhunë ndaj zyrtarëve të Qeverisë”, ka shkruar Bajrami.

Edhe Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se Partia e Albin Kurtit nuk qëndron prapa sulmit ndaj Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, i cili u sulmua me vezë sot në qendër të Prishtinës.

InfoGlobi ju sjell historikun e taksës

Si dihet taksa apo më saktë tarifa prej 100 ndaj produkteve të Serbisë dhe atyre të Bosnjë e Hercegovinës është shqiptuar parvjet në nëntor nga qeveria e Kosovës e drejtuar nga ish kryeministri Ramush Haradinaj në shenjë pakënaqësie ndaj lobimit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Pas një kohe të shkurt kjo masë u interpretua si kusht që Serbia e Bosnjë dhe Hercegovina të njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Pro tarifës kishin votuar ministrat e koalicionit të atëhershëm qeverisës, ku përfshihej edhe partia sot më e madhe opozitare PDK.

Në shenjë pakënaqësie për masën e shqiptuar dhe për shkak të Ligjit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës,  Serbia atëbotë kishte ndërprerë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Kusht për rikthimin e Beogradit në tryezën e bisedimeve me Kosovën, sipas Serbisë është heqja e tarifës.

Pas presionit mbi një vjeçar të bashkësisë ndërkombëtare  që  tarifa të hiqet, qëndrimet e subjekteve politike në Kosovë mbesin të ndara.

AAK dhe lideri i saj Ramush Haradinaj që tash është në opozitë kundërshton heqjen e taksës. PDK-ja ka ambiguitet në qëndrimet e saj. Lideri i kësaj të fundit Kadri Veseli kishte pranuar vjet sygjerimin e SHBA-ve që taksa të pezullohet, kurse Vetëvendosje dhe LDK, dy subjekte që qeverisin aktualisht me vendin, janë pro heqjes së taksës dhe vendosjes së masave të reciprocitetit me Serbinë.

Jo zyrtarisht, infoGlobi mëson se taksa do të hiqet së shpejti, kurse reciprociteti do të menaxhohet në bashkëveprim me SHBA-të. Të paktën këte e synon LDK-ja por, ende nuk dihet nëse diçka të tillë do t’a pranojë edhe Washingtoni, i cili nuk parapëlqen as reciprocitetin.

Bashkësia ndërkombëtare është e interesuar më shumë për dialogun dhe epilogun e tij. Përfaqësuesja e BE-së në Kosovë ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti (VV) që të vijë me ndonjë ide kreative , e cila do të mundësonte vazhdimin e tij dhe normalizimin përfundimtar të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pra aktualisht AAK k♪7rkon që taksa të mos hiqet, PDK kërkon që ajo të pezullohet, LDK kërkon q137 taksa të hiqet e pas kësaj me ShBA të bashkërendohen veprimet me Shba-të. Sipas analistëve ndërkaq Kryeministri Albin Kurti do të kordinoj veprimet me LDK-në para se qeveria të marr vendim për taksën./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.