fbpx

Haradinaj kërkon të shkojë në dialog vetë ai, e jo ministrat e tij

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit u shpaluan detaje deri dje të panjohura, që shpalojnë prapaskenat që ndërlidhen me raportet e brishta të partnerëve të koalicionit qeverisës, LDK-AAK.

Drejtuesi i emisionit Ermal Panduri ka thënë se në bazë të informacioneve të konfirmuara që kanë Ramush Haradinaj ka kërkuar që vetë të shkojë në bisedime.

“Në takimin që kanë pasur së bashku me Isa Mustafën e Fatmir Limajn, Ramush Haradinaj ka kërkuar që vet të shkojë në dialog e të mos dërgojë më Meliza Haradinajn apo Selim Selimin. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te anëtarët që e përbëjnë koalicionin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nga ana tjetër analisti Imer Mushkolaj thotë se koalicioni duhet të ketë besimin e kryeministrit për dialog.

“Unë kam përshtypjen se kjo është një imponim i zotit Haradinaj në mënyrë që më pas ta përdorë elektoralisht se gjoja ka penguar ndonjë marrëveshje e dëmshme…Unë e shoh të pa arsyeshme që pjesë e delegacionit të behën liderët e partive që nuk janë pjesë e qeverisë. Në delegacion mund të shkojnë ministra e të bëhen kombinime por Kosova ka qeveri dhe nuk është koha kur nuk ishim shtet”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.

Edhe analisti Astrit Gashi thotë se është e paarsyeshme që në delegacion të kërkojnë të jenë pjesëmarrës liderët partiak.

“Haradinaj ka plotësisht të drejtë që të ketë përfaqësim në dialog sepse është pjesë e qeverisë, por jo që atje të shkojnë liderët e partive”, tha Gashi.

Një ditë pas debatit, deputetja e AAK-së Teuta Haxhija u ka deklaruar mediave se AAK-ja dhe ajo personalisht ka kërkuar nga Ramush Haradinaj që të përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë.

“Unë personalisht e kam kërkuar në organet e partisë. Unë besoj vetëm atëherë kur e kam Ramush Haradinajn në tavolinë. Rezultat i kërkesave dhe këmnguljes të Haradinajt sot Amerikën e kemi të involvuar në këtë dialog.”, ka thënë Haxhiu në Frontal.

Ajo ka thënë që do të duhej që në këtë proces të përfshihen liderët e të gjitha partive politike në Kosovë.

Si dihet dialogun aktualisht po e drejton Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Për drejtimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë është e mandatuar qeveria. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk është pjesë e qeverisë. Ministrat e AAK-së kanë qenë pjesë e delegacionit negociues të Kosovës në Washington më 4 shtator.

Ramush Haradinaj është lideri i vetëm i një partie që ka shprehur aspirata të ulet personalisht në karrigën dialoguese. Këte nuk e ka bër askush deri më tani. Kohë më parë lideri i LDK-së Isa Mustafa ishte prononcuar përmes FACEBOOK-ut, se dialogun e drejton Kryeministri kurse kompetenca e tij për një gjë të tillë buron nga Kushtetuta e Kosovës e, jo nga partitë politike e liderët e tyre. /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.