fbpx
daut haradinaj

Haradinaj kërkon të publikohen emrat e gjithë stafit diplomatik

Daut Haradinaj, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së,  i ka bërë thirrje ministres së Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, që t’i bëjë publikë emrat e të gjithë pjesëtarëve të shërbimit diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare e partiake.

Haradinaj  këte thirrje e bëri përmes rrjetit Facebook.

“I bëj thirrje Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake”, shkruan Haradinaj.

Këtë koment Haradinaj e ka bërë pasi që nga mbrëmë po komentohet shumë emërimi i djalit të Haxhi Shalës, Flakronit në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm në Çeki.

Shumë besojnë se emërimi i tij në këtë pozitë ka ardhur si shpërblim i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për deputetin, të cilin duke i shkuar së bashku në shtëpi, vetëm vonë pas mesnates së 3 qershorit, kishin arritur ta bindnin që disa orë më pas ta votonte Qeverinë e re të Kosovës. Vota e Shalës ishte e 61-ta dhe vendimtarja për formimin e Qeverisë pak para mesditës.

LEXO EDHE:

Godet Osmani, shkarkon konzujt në 4 shtete

Reagimet për emërimin skandaloz të konzullit në Pragë

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.