Ballina / KOSOVA / Haradinaj kërkon kornizë marrëveshje para samitit të Parisit
haradinaj qeveria kosova

Haradinaj kërkon kornizë marrëveshje para samitit të Parisit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për samitin e Parisit i cili pritet të mbahet më 1 korrik të këtij viti.

I pari i Qeverisë, ka thënë se është mirë që si Kosovë të shkojnë të përgatitur në këtë samit.

“Është e rëndësishme që të kemi një pozicion krijues si Kosovë. Kemi punuar si Kosovë për temat për këtë Samit. Jemi në përgatitje , jemi në punë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se duhet të ketë një kornizë-marrëveshje për atë se çfarë do të merren vesh në këtë Samit, duke mos përjashtuar mundësinë që ky Samit të dështoj.

“Sa i përket neve Samiti i Parisit mund të mbahet. Mendojmë që për me ec përpara, duhet të jetë një marrëveshje-kornizë e asaj që duhet mu marr vesh, pra është e nevojshme, jo vetëm për Paris, por edhe nëse nuk ndodh Parisi që mund të mos ndodhë por jo për fajin e Kosovës, por edhe në vjeshtë nëse kthehet dialogu duhet të ketë një kornizë-marrëveshje që të dihet për çfarë mund të dialogohet”, ka shtuar kryeministri Haradinaj.

Kryeministri më tej ka përmendur edhe marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufijve të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në vitin 2013.

“Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për Menaxhimin e Integruar të Kufijve prej 2013, e nuk mundet Kosova me u rikthy mbrapa e me diskutu këtë marrëveshje sërish. Kornizë-marrëveshja është garancë se a do të ketë dialog ajo. Nuk e kuptoj që dikush duhet me mi përmend kufijtë me Serbinë kur kemi marrëveshjen e IBM”, shoti Haradinaj.

Ai theksoi se nuk ka logjikë që si Kosovë të bëjmë ndonjë hap të gabuar.

Provo po ashtu

ldk, vetevendosje, kosova, politika, glauk konjufca, politika, zgjedhjet 2019

Konjufca: Në kryeministri do jetë flamuri i Kosovës, Thaçi besoj do shkarkohet

Në zyrën e qeverisë, Vetëvendosje do ta ketë flamurin e Kosovës, ka deklaruar Glauk Konjufca …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.