Ballina / KOSOVA / Haradinaj ka takuar sot ambasadorin amerikan, Kosnett

Haradinaj ka takuar sot ambasadorin amerikan, Kosnett

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Haradinaj, ka shkruar në Facebook, se ka pasur një takim të rregullt dhe përmbajtjesor me ambasadorin amerikan në Kosovë.

“Kam diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë, zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 Tetorit, proces ky për të cilin Kosova ka treguar nivel të lartë të demokracisë. Falënderova Ambasadorin Kosnett për qëndrimin e tij konsistent, që Kosova t’u prijë përpara proceseve që çojnë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit”, tha Haradinaj.

Ai, poashtu tha se ka shprehur mirënjohjen e posaçme për rolin jetik që ShBA-të kanë pasur për Kosovën, si aleat i fuqishëm i yni.

Provo po ashtu

albin kurti

Zyrtare: VV thotë aksidenti ku u përfshi Albin Kurti ka ndodhur, nuk ka të lënduar

Lëvizja Vetëvendosjes është deklaruar për aksidentin që ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.