Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Haradinaj ka përsëritur se taksa do të hiqet vetëm pas njohjes së Kosovës nga Serbia
haradinaj

Haradinaj ka përsëritur se taksa do të hiqet vetëm pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Ramush Haradinaj edhe njëherë e ka përsëritur qëndrimin e tij se taksa do të hiqet vetëm pas njohjes së Kosovës nga Serbia.

Kryeministri në dorëheqje, përmes Twitter, tha se është dakord për pjesën se duhet të normalizohen marrëdhëniet në mes të Kosovës e Serbisë, duke shtuar se ju ka prezantuar vendeve të QUINT’it dhe BE-së draft marrëveshjen me Serbinë ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Bie dakord për domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezantuar QUNIT-it dhe Bashkimit Evropian draft marrëveshjen me Serbinë ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. E ripërsëris, dialogu pa kushte, pa vonesa. Tregu për njohjen”, ka shkruar Haradinaj./InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!