tim sebastian, ramush haradinaj

Haradinaj: Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet

Për herë të parë nga 22 Dhjetori i vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet.

Në intervistën e realizuar nga gazetari i njohur botëror Tim Sebastian, Haradinaj ka shpjeguar se Gjykata Speciale ekziston dhe se ajo nuk mund të shfuqizohet ngase është e inkorporuar në amandamentetet kushtetuese dhe për ndryshimin e saj do të nevojiteshin 80 vota.

Kur Sebastian komentoi se 43 deputetë të Kuvendit të Kosovës kërkuan ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale, Haradinaj u përgjigj se “ajo ishte vetëm një iniciativë”.

“Unë e di se është iniciativë, por pyetja është se a do të kalojë”, e pyeti Haradinajn Sebastian.

Jo, u përgjigj Haradinaj, i cili për herë të parë u reshtua publikisht kundër shfuqizimit të Speciales.

Haradinaj poashtu ka deklaruar se në rast që Specialja e fton, ai do t’i përgjigjet pozitivisht dhe do të shkojë , ashtu siç ka shkuar edhe në vitin 2004 në Hagë, pra vullnetarisht.

Tim Sebastian i emisionit të DW-së “Conflict Zone”, e pyeti Kryeministrin , edhe për deklaratën e Daut Haradinajt se pjesëtarët e ish UÇK-së do të reagojnë në rast të arrestimeve të bashkëluftëtarëve të tyre nga Specialja, mirëpo Kryeministri i Kosovës përgënjeshtëroi se i vëllai i tij Dauti ka thënë diçka të tillë.

“Kjo nuk është e vërtetë” është shprehur Haradinaj.

Pyetja pasuese kishte të bënte me qëndrimin e Haradinajt në raport me dëshmitarët për rastet e krimeve të pretenduara të luftës, për ç’gjë Kryeministri deklaroi se në rastin e tij “Prokurori i Hagës ka deklaruar se asnjë dëshmitar nuk ka qenë i krcënuar e as i shantazhuar”.

“Drejtësia është në duart e ndërkombëtarëve” është shprehur Haradinaj.

Haradinaj u pyet edhe për demarkacionin..

Sebastian i tha Kryeministrit të Kosovvs se  “Po bëni lojëra me Gjykatën Speciale, dëshironi që të ia ktheni shpinën demarkacionit me Malin e Zi e në anën tjetër po kërkoni që BE të ju ndihmojë me njohjet. Pse duhet BE të ju ndihmojë…BE ka rregulla.  Si mund të ju besoj kur nuk i përmbushni obligimet ndërkombëtare” Sebastian Haradinajn.

Intervistën e plotë mund ta gjeni këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.