haradinaj

Haradinaj: Gjermania hoqi Kosovën nga lista e verifikimeve

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Kosova dhe Gjermania janë më afër se asnjëherë më parë.

Nga 24 janari i vitit 2020 Qeveria Ferderale e Gjermanisë hoqi Kosovën nga lista e shteteve për verifikimin e sigurisë së njohur ndryshe si SUG.

Haradinaj tha se ky vendim është hap i një kapitulli të ri të marrëdhënieve bilaterale mes vendeve mike dhe thellon raportet ndërshtetërore.

 

Postimi i plotë:

Nga sot, Kosova dhe Gjermania janë më afër se asnjëherë më parë!

Vendimi që Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë nga 24 Janari i vitit 2020 ka hequr Republikën e Kosovës nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë të njohur ndryshe edhe si SÜG (Sicherheitsüberprüfungsgesetz) është një lajm i mrekullueshëm dhe i rëndësisë së veçantë për Kosovën, Gjermaninë dhe shtetasit e dy vendeve. Ky vendim hap një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale mes vendeve tona mike, dhe thellon raportet tona ndërshtetërore.

Faleminderit Qeverisë gjermane, organeve të sigurisë dhe Kancelares Merkel!

RH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.